Sport

Haaland kthehet dhe Man.City fiton në sekondën e fundit, spektakël në Leeds-Bournemouth

Manchester City arrin një fitore në frymën e fundit përballë Fulham, përballje e vlefshme për javën e 14-të të Premier League.

5 Nëntor 2022, 18:26 Nga DOSJA

Haaland kthehet dhe Man.City fiton në sekondën e fundit,

ANGLI- Manchester City arrin një fitore në frymën e fundit përballë Fulham, përballje e vlefshme për javën e 14-të të Premier League. Alvarez do të shënonte për City-n në minutë e 16'. Me këte realizim, sfida u duk se do të mbyllej shpejt për qytetarët, por nuk ndodhi kështu.

Joao Cancelo do të ndëshkohej me karton në të 26-tën, duke ndërlikuar jo pak ndeshjen për vendasit. Fulham do të barazonte me Pereira-n dy minuta më vonë, ndërsa kur u duk se takimi po shkonte drejt fundit me këtë rezultat, një penallti e fituar nga De Bruyne, bën që Haaland nga pika e bardhë e penalltisë të tregohet i saktë.

Me këtë fitore, Manchester City shkon përkohësisht në vendin e parë në kuotën e 32 pikëve. Në takimet e tjera, Brighton i De Zerbit buzëqesh 3-2 në shtëpinë e ëolves, ndërsa Leeds arrin një fitore spektakolare 4-3 ndaj Bournemouth.

E.Ç (Dosja.al)

manchester city haaland

Sondazh

Poll