Sport

Ndalon Messi! Inflamacion i tendinit të ‘Pleshtit’, por Kupa e Botës nuk rrezikohet...

Lionel Messi dhe Presnel Kimpembe, të lënduar lehtë, nuk do të udhëtojnë me PSG-së, për ndeshjen e së dielës (13:00) ndaj Lorient. Do të mungojnë edhe Navas dhe Fabin Ruiz. Rikthehet Neymar

5 Nëntor 2022, 15:25 Nga DOSJA

Ndalon Messi! Inflamacion i tendinit të ‘Pleshtit’, por Kupa e

FRANCE - Humbja e minutës së fundit për Paris Saint-Germain. Për shkak të një inflamacioni të tendinit të Akilit, Lionel Messi nuk do të jetë në dispozicion të Galtier për ndeshjen e së dielës pasdite (13:00) kundër Lorient. Gjithsesi asnjë alarm për Botërorin, sipas gazetës Sport: ‘Pleshit’ në fakt duhet të ruhet edhe për ndeshjen e së mërkurës së ardhshme kundër Auxerre.

Sakaq, sikundër dihet, mbrojtësi francez Presnel Kimpembe, i prekur edhe ai në tendinën e Akilit, e ka humbur ndeshjen kundër Juventusit të mërkurën në Champions League. Ai vazhdon “stërvitjen individuale”, sipas PSG-së, e cila synon t’i shohë dy lojtarët sërish në stërvitje kolektive “javën e ardhshme”.

Ndalon Messi! Inflamacion i tendinit të ‘Pleshtit’, por Kupa e

Klubi parizien ka marrë masa të tjera paraprake: gjithashtu edhe për Keylor Navas, i cili nuk do të udhëtojë me skuadrën për shkak të "dhimbjeve të shpinës", ndërsa mesfushori Fabian Ruiz" do të qëndrojë në trajtim për një dëmtim të aduktorit të majtë". Në Lorient, PSG regjistron rikthimin e Neymar. Braziliani ishte i pezulluar për kartona në Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll