Sport

MotoGP/ Martin ‘pronari’ i “pole-position” në Valencia, Quartararo ‘tremb’ Bagnaian…

Tensioni padyshim luajti një rol të madh në qëndrimin dhe performancën e Bagnaia dhe Quartararos. Finishi e 27 xhirove do të jenë i barazvlefshëm me titullin e kampionit të botës. Këtë do ta mësojmë nesër…

5 Nëntor 2022, 16:19 Nga DOSJA

MotoGP/ Martin ‘pronari’ i “pole-position” në

SPANJE - ‘Pole-position’ për Jorge Martin në Valencia, ku nesër do të zhvillohet edhe gara e fundit e botërorit në MotoGP. Piloti spanjoli shënoi kohën 1 minutë, 29 sekonda dhe 621 të mijëta. Me të në rreshtin e parë do të jetë Marc Marquez (+0.205) dhe Jack Miller (+0.213). Rreshti i dytë dhe i tretë për dy pilotët që konkurrojnë për titull. 

Fabio Quartararo shënoi plus 279 të mijta nga kreu dhe do të ketë pranë tij Alex Rins dhe Maverick Vinales. Ndërsa lideri i renditje, italiani Francesco Bagnaia do të jetë i teti me 428 të mijtat në rreshtin e tretë në shoqërinë e Brad Binder dhe Johann Zarco.

MotoGP/ Martin ‘pronari’ i “pole-position” në

Bagnaia, ‘kanibali’ i gatshëm të japë nesër shpirtin në pistën e Valecias (14:00) për të përfunduar një tjetër sezon të komplikuar me një fitore. Ata, dy pilotët që luftojnë për titullin e botës nuk shkëlqyen. 

Tensioni padyshim luajti një rol të madh në qëndrimin dhe performancën e Bagnaia dhe Quartararos. Nesër, pak rëndësi ka për ta nisja nga rreshti i dytë apo i tretë në start. Fundi, finishi e 27 xhirove do të jenë i barazvlefshëm me titullin e kampionit të botës. Bagnaia apo Quartararo? Do ta mësojmë nesër…

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll