Politike

Kandidat në primare, Bogdani kritikon Berishën: Duhet t'i kishim bërë në maj, të tjerët janë në fushatë

Ai u krahasua me Partinë Socialiste, kur tha se ata tashmë po bëjnë fushatën, ndërkohë që Opozita nuk ka ende kandidatët. 

4 Nëntor 2022, 22:23 Nga F.M
Kandidat në primare, Bogdani kritikon Berishën: Duhet t'i kishim
Gert Bogdani

TIRANË- Gert Bogdani është sot kandidat në primaret e Partisë Demokratike për Tiranën, por e ka një kritikë për kryedemokratin Sali Berisha. I ftuar në Çim Peka Live", Bogdani tha se primaret duhet të ishin bërë një vit më parë dhe se data 4 dhjetor është shumë vonë për ta, duke qenë se janë në Opozitë. Ai u krahasua me Partinë Socialiste, kur tha se ata tashmë po bëjnë fushatën, ndërkohë që Opozita nuk ka ende kandidatët. 

"Doni një kritikë? Po, e kam. Data 4 dhjetor është shumë vonë për primaret, duhet të kishim dalë që më 4 maj. Sot të tjerët janë në fushatë. Një vit përpara të ishte bërë, jemi në Opozitë. Kemi një pushtet që i ka kapur të gjitha, janë me para dhe me të gjitha. Ne duhet të ishim pa diskutim në fushtë elektroale, është një sfidë shumë e vështirë, por absolutisht e pamundur. Ata që blejnë votën janë vetëm një grup njerëzish. Një klloun nuk i bën ballë prezencës qytetare, nëse ata kanë përballë një figurë. Ky proces është një standart për të gjithë politikën shqiptare,"- tha Bogdani. 

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë shkojnë bashkë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Marrëveshja e kthyer në një "kontratë" bashkëpunimi elektoral mes dy partive u firmos nga dy kryetarët Sali Berisha dhe Ilir Meta. Belind Këlliçi, Gert Bogdani dhe Ilir Alimehmeti janë tre kandidaturat e para nga Partia Demokratike që kanë finalizuar kandidimin për primaret. Deri më tani janë lakuar edhe emra të tjerë për Tiranën si aktori Julian Deda që është njëkohësisht anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

 

gert bogdani primaret ne pd

Sondazh

Poll