Art&Argëtim

Johnny Depp kërkon të apelojë çështjen kundër Amber Heard, kërkon fitore të plotë

Përballja e dyshës do të jetë e fortë ndërkohë që një film po përgatitet të realizohet në lidhje me gjyqin maratonë të dyshes hollivudiane. Ndërkohë dhe Heard e ka apeluar vendimin e jurisë.

4 Nëntor 2022, 21:30 Nga e.k
Johnny Depp kërkon të apelojë çështjen kundër
Johnny Depp dhe Amber Heard

SHBA- Aktori hollivudian Johnny Depp duket se nuk ka hequr dorë nga gjyqi me ish-bashkëshorten e tij Amber Heard. Kështu Depp pritet që ta apelojë vendimin prej 2 milionë dollarësh që një juri i dha Amber Heard në gjyqin për shpifje kundër tij duke synuar kështu një fitore totale. 

Aktori e quajti vëndimin e jurisë si të gabuar. Një nga avokatët e Depp tha se deklaratat e Amber ishin të rënda dhe jo të vërteta që i kanë shkaktuar dëm klientit të tij. Juristët i dhanë Depp 10 milionë dollarë dëmshpërblim dhe 5 milionë dollarë dëmshpërblim, përpara se gjyqtarja e kontesë Fairfax, Penney Azcarate, ta reduktonte këtë të fundit në kufirin ligjor të shtetit prej 350,000 dollarësh. Heard fitoi një nga tre paditë e saj kundër ish-bashkëshortit të saj.

Përballja e dyshës do të jetë e fortë ndërkohë që një film po përgatitet të realizohet në lidhje me gjyqin maratonë të dyshes hollivudiane. Ndërkohë dhe Heard e ka apeluar vendimin e jurisë. Më 11 tetor, avokatët e Heard depozituan një përmbledhje që përshkruante 16 arsye për apelimin e vendimit, duke përfshirë pretendimin se çështja duhej të ishte pushuar sepse nuk duhej të mbahej në Virxhinia Veriore. Për më tepër, ai argumenton se vendimi i 2020 për shpifje në Mbretërinë e Bashkuar, i cili ishte në anën e Heard-it, duhet të ishte pranuar në provë.

amber heard johnny depp

Sondazh

Poll