Art&Argëtim

Don Xhoni "shpërthen" pas rastit të dhunës në Pejë: Veç plumbi, kurgjo hiç tjetër!

Reperi kërkoi vrasjen e infermieres në postimin e Arianit.

4 Nëntor 2022, 11:05 Nga a.l
Don Xhoni "shpërthen" pas rastit të dhunës në
foto ilustruese

PEJË- Dhuna dhe keqtrajtimi i të moshuarës Minire Nura në qendrën "Orenda" në Pejë, ka qenë së fundmi kryeqendra e diskutimeve në mbarë opinionin publik. Për rastin në fjalë kanë reaguar jo vetëm qytetarët por edhe figura të njohura publike dhe personazhe të showbizz. 

Teksa reperi Gold Ag postoi një shkrim në “Instagram” ku i kërkonte falje dëshmorit të kombit, Taulant Nuraj, për dhunimin fizik që iu bë nënës së tij, në sy ra komenti i reperit nga Drenica, Don Xhonit. Reperi kërkoi vrasjen e infermieres në postimin e Arianit. “Veç plumbi, kurgjo hiç tjetër”, ishte komenti i tij.

postimi i reperit Godl AG ne instagram

Aurona Pelaj, Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi janë punonjëset të cilat dhunuan fizikisht dhe psikologjikisht të moshuarën Minire Nura në qendrën "Orenda" në Pejë, ngjarje e cila tronditi gjithë opinionin publik. Gjykata e Pejës ka caktuar paraprakisht masën paraburgimit ndaj të pandehurave. E moshuara e cila u dhunua brutalisht nga infermierja Aurona Pelaj dhe u filmua nga punonjëset e tjera është ëma e një dëshmori të UÇK-së, Taulant Nurajt. Debati për ngjarjen e rëndë, ka përfshirë edhe Shqipërinë në lidhje me situatën nëpër qendrat e kujdesit të të moshuarve./ Dosja.al

 

don xhoni reagon per dhunen ne peje

Sondazh

Poll