Art&Argëtim

VIDEO/ Mbreti Charles III thyen protokollin për të puthur stilisten e modës Stella McCartney

Më konkretisht, kur të ftuarit po mbërrinin në Pallatin Buckingham, Mbreti Charles III puthi stilisten Stella McCartney pak para se të takohej me kryeministrin britanik Rishi Sunak.

4 Nëntor 2022, 18:16 Nga I.A
VIDEO/ Mbreti Charles III  thyen protokollin për të puthur  stilisten
Mbreti Charles III dhe Stella McCartney

ANGLI- Mbreti Charles III la mënjanë shkurtimisht protokollin e rreptë gjatë një pritjeje që nderonte figurat e biznesit përpara Samitit të Cop27. Më konkretisht, kur të ftuarit po mbërrinin në Pallatin Buckingham, Mbreti Charles III puthi stilisten Stella McCartney pak para se të takohej me kryeministrin britanik Rishi Sunak. Pastaj stilistja pasi u përkul para tij tha:

"Madhëria juaj, nuk di çfarë të bëj tjetër", më pas monarku britanik i kapi supet, ndërsa ajo bëri të njëjtën gjë dhe ata biseduan për disa sekonda.

Ndryshe nga nëna e tij Elizabeth, e cila puthte miqtë e saj të ngushtë ose anëtarët e familjes në ngjarje zyrtare, Charles III bën krejtësisht të kundërtën. Ai madje lejoi një qytetar të prekte faqen e tij kur ishte jashtë Pallatit Buckingham pas vdekjes së Elizabeth.

stella mccartney mbreti charles iii

Sondazh

Poll