Art&Argëtim

Po raportonte për krimin dhe pasigurinë/ Gazetarit i ndodh e papritura live, papagalli vjen dhe i heq kufjen (VIDEO)

Gazetari kilian po informonte shikuesit për një vjedhje të shtëpisë kur zogu e befasoi atë, ndërsa i bëri me shenjë kameramanit për t'a filmuar.

4 Nëntor 2022, 15:01 Nga a.l
Po raportonte për krimin dhe pasigurinë/ Gazetarit i ndodh e papritura
Nicolas Krumm

BRITANI- Gazetari kilian Nicolas Krumm u përball me një situatë të papritur komike teksa ishte duke raportuar në transmetim live për krimin dhe pasigurinë. Në një moment, një papagall ulet në shpatullën e tij i heq kufjen dhe më pas fluturon. Gazetari kilian po informonte shikuesit për një vjedhje të shtëpisë kur zogu e befasoi atë, ndërsa i bëri me shenjë kameramanit për t'a filmuar.

Ai i shpjegoi më pas një prezantuesi në studio: “Ne po bënim një transmetim mesdite dhe në gjysmë të rrugës ndjeva një prani pranë meje dhe kuptova se ishte një papagall. U përpoqa të lajmëroja kameramanin më shumë se çdo gjë sepse ishte piktoreske dhe mendova se nuk ishte diçka që ndodh çdo ditë. Ka njerëz që kalojnë vite duke trajnuar papagajtë për t'i bërë ata të pushojnë mbi supet e tyre."

Nicolas gjithashtu zbuloi se kameramani i tij kishte arritur të gjente kufjen dhe ta merrte atë nga një copë bari aty pranë gjatë një kërkimi të mëpasshëm.

papagalli i heq kufjen gazetarit nicolas krum

Sondazh

Poll