Art&Argëtim

Ju kishte munguar në ekran? Rikthehet "Doktori", ja ku do mund ta ndiqni nga sot

Gentjan Pjetri ose ndryshe i njohur si “Doktori’ i Fiksit”, i preku të gjithë me rrëfimin e sinqertë duke shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale. 

4 Nëntor 2022, 11:51 Nga k.m.
Ju kishte munguar në ekran? Rikthehet "Doktori", ja ku do mund ta
Flavio Qarri dhe Gentjan Pjetri

TIRANË- Ju kishte munguar në ekran? Rikthehet "Doktori". Dikur një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar, Gentjan Pjetri ishte larguar për një kohë të gjatë nga bota e televizionit. Por rikthimi i tij me një intervistë për "Të Harruarit", Pjetri ose ndryshe i njohur si “Doktori’ i Fiksit”, i preku të gjithë me rrëfimin e sinqertë duke shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale. 

Por pas intervistës, duket se kthimi në ekran ka qenë shumë pranë pasi sot iu bashkua moderatorit Flavio Qarri, në moderimin e emisionit të mëngjesit ‘KAFE SHQETO’ në SYRI TV. Mesa duket Gentjan Pjetri shoqëron do të shoqërojë moderatorin në rubrikën ‘Calling Flavio’, duke dhënë komente edhe për temën e ditës. 

Në intervistën e tij pak kohë më parë, aktori tregoi se kishte kaluar disa probleme shëndetësore pasi u largua nga ekrani, ndërsa rrëfeu edhe problemet me alkoolin dhe pengun e madh që nuk arriti të krijonte kurrë një familje.

gentjan pjetri

Sondazh

Poll