Art&Argëtim

Dua Lipa koncert në Zelandën e re/ Vesa Luma ndjek nga afër performancën e saj: Mahnitëse

Këngëtarja ka qenë e ftuar në koncertin që këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka mbajtur në Zelandën e re. Vesa ka rrëfyer dhe emocionin e asaj nate ku shkruan se ndihej e nderuar që shijoi nga afër performancën e Duas. Vesa ishte në koncert me ftesë të familjes Lipa.

4 Nëntor 2022, 21:07 Nga e.k
Dua Lipa koncert në Zelandën e re/ Vesa Luma ndjek nga afër
Vesa Luma

TIRANË- Këngëtarja e njohur Vesa Luma, e cila tashmë e ka zhvendosur jetën e saj në Zelandën e re ku jeton bashkë me bashkëshortin dhe djalin ka ndarë me ndjekësit një emocion të veçantë që ka përjetuar mbrëmjen e djeshme. 

Dua Lipa koncert në Zelandën e re/ Vesa Luma ndjek nga afër
Postimi i Vesa Lumës

Këngëtarja ka qenë e ftuar në koncertin që këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka mbajtur në Zelandën e re. Vesa ka rrëfyer dhe emocionin e asaj nate ku shkruan se ndihej e nderuar që shijoi nga afër performancën e Duas. Vesa ishte në koncert me ftesë të familjes Lipa. Ajo pozoi dhe me babain dhe motrën e Duan në një foto të shpërndarë në InstaStory. 

“Unë isha e nderuar të isha e ftuara e familjes së Lipës mbrëmë në #Auckland dhe dëshmova performancën më mahnitëse dhe më të fuqishme ndonjëherë. Përtej krenarisë për mbretëreshën tonë shqiptare @dualipa”, ka shkruar Vesa.

vesa luma dua lipa

Sondazh

Poll