Art&Argëtim

ME VIDEO- Adele: E keni shqipëruar gjithmonë gabim emrin tim

Videoja me "tutorialin" se si thuhet emri Adele u bë menjëherë virale dhe pati shumë komente nga fansat.

4 Nëntor 2022, 07:27 Nga A.B
ME VIDEO- Adele: E keni shqipëruar gjithmonë gabim emrin tim
Adele

BRITANI E MADHE- Ylli i njohur Adele ka zbuluar se emri i saj është shqiptuar gabim nga të gjithë prej vitesh. Ylli i popit e hodhi “deklaratën” gjatë promovimit të këngës së saj të fundit hit “I Drink Wine” teksa ishte duke ndjekur një seancë pyetje-përgjigjesh nga fansat në Los Angeles dhe shpjegoi se cili duhet të jetë gjithmonë shqiptimi i saktë.

Kur vajza e quajtur Annie u shfaq në një lidhje me Skype, ylli i popit u shfaq e kënaqur nga shqiptimi i përsosur i emrit të saj nga gruaja.

Adele e pyeti menjëherë: "Nga erdhe? Enfield apo diku tjetër? Ti e ke thënë emrin tim në mënyrë perfekte!"

Më pas, ylli i njohur shfrytëzoi rastin për t'u ofruar të gjithëve një mësim se si ta shqiptojnë saktë emrin e saj, duke përsëritur disa herë moderatorit Benito Skinner se si të thotë "uh-DALE" dhe "huh-dale" në vend të "Ah-dell".

Videoja me "tutorialin" u bë menjëherë virale dhe pati shumë komente nga fansat.

adele

Sondazh

Poll