Politike

Sekuestro ndaj Ora News, Berisha: Kam denoncuar, mendoj se po shkelet ligji. Rama është shfazuar fare me median

Sali Berisha tha se nëse gjykatat ndërkombëtare kthejnë vendimin, dëmshpërbimin duhet ta bëjë Edi Rama me të ardhurat e tij. 

4 Nëntor 2022, 12:45 Nga k.m.
Sekuestro ndaj Ora News, Berisha: Kam denoncuar, mendoj se po shkelet ligji.
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha e quajti në kundërshtim flagrant me ligjin vendimin për konfiskimin e RTV Ora. Në konferencën e përjavëshme me gazetarët, Berisha tha se nëse gjykatat ndërkombëtare kthejnë vendimin, dëmshpërbimin duhet ta bëjë Edi Rama me të ardhurat e tij. 

"Unë fola dhe do flas. Jam për zbatimin e ligjit kudo, por konstatoj se këtu nuk po zbatohet ligji, por po shkelet ligji. Ka të drejtë albitrazhi. Ai është shfazuar fare me median. Imagjinoni kur edhe Veliaj, që zgjohej dhe terrej me fjalën rroftë Edi Rama nuk e thotë dot më. Ka alergji fjalën e lirë ai. Opozita nuk i pranon shkeljet e ligjit. Kam të dhënat e sakta që shpenzimet e fitimet nuk janë ato që thotë gjykatësi. Këtu që them i them nga bindja ime. Nëse do përjashtime, qeveria të bëjë një ligj që ata që kanë pasur aktivitet krimianale të mos kenë të drejtë për asnjë veprimtari biznesi. Por me këto zgjedhje do marrin përgjigje që të dy, si Erion Veliaj, si Edi Rama,"-tha Berisha.

sali berisha berisha 4 nentor 2022

Sondazh

Poll