Politike

A fshihet Basha pas grupi Alibeaj? Berisha me mëdyshje: Nuk e di, po duan të na bashkohen. Rama, i rrjedhur që vetëm shan. Harron se...

Sali Berisha tha se po përdorte një fjalor të shthurur, ndërsa e paralajmëroi se edhe ai mund të përdorë të njëjtat terma. 

4 Nëntor 2022, 12:40 Nga k.m.
A fshihet Basha pas grupi Alibeaj? Berisha me mëdyshje: Nuk e di, po duan
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar sjelljen e kryeministri Edi Rama me mediat. Në konferencën për shtyp që mban çdo javë me gazetarët, Berisha tha se po përdorte një fjalor të shthurur, ndërsa e paralajmëroi se edhe ai mund të përdorë të njëjtat terma. 

PJESË NGA KONFERENCA: 

PYETJE: Keni qenë dëshmitarë në zgjedhjet e Tiranës që u nda me 10 vota, me një numër shumë të afërt. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me qytete të tjera, në kushtet që PD po e zhvillon strukturën e saj, duke e akuzuar pjesën tjetër se janë të Edi Ramën, edhe kandidatët e tjerë do i trajtoni si kandidatë të PS?

Berisha: Edhe njëherë çështja vula dhe flamuri në gjykatë do i jepen atij që i takon. Gjykatësi ka vendosur. Nuk ka forcë që pengon regjistrimin. Edi Rama bën përpjekje në ekstrem për të përdorur gjykatës. Njerëzit e kanë kuptuar se çfarë katastrofe është precedenti i shpalljes palë i atyre që nuk janë palë. Nuk ndodh në botë kjo. Ndodh vetëm në labirintet skizoide të Edi Ramës. Por ai do përballet personalisht me pasojat. Nuk merremi me asnjë tjetër.

PYETJE: Akuzoni Ramën se kërkon vulën e PD, por pritet Alibeaj dhe të tjerët të kenë kandidatët e tyre, mendoni se qëndron Lulzim Basha pas tyre?

Berisha: Në një vend të lirë, çdo njeri ka të drejtat e tij. Vepron por nuk ndalon asnjë që merr vendimet që do. Momenti kur nuk pranoi që të qëndrojë si anëtarë i PD, të kandidojë siç po ndodh, ata bëjnë zgjedhjen e tyre, unë nuk ua këshilloj. Nuk duan. Secili bën zgjedhjen e tij, nuk i pengon dot njerëzit. Shqiptarëve u ka ardhur... Ai është si i rrjedhur komplet. Ka zgjedhur si alternativë fjalor ordineri dhe mashtrime ordineri. Mendon se duke sharë dhe duke shpifur ul kundërshtarin. Shqiptarët nuk e duan ashtu. Se për të sharë fjalori është i përbashkët.

sali berisha berisha 4 nentor 2022

Sondazh

Poll