Politike

Protesta e 12 nëntorit do të jetë paqësore? Berisha: Se cili është skenari do të shpaloset atë ditë

Ai u përgjigj se skenari do të shpaloset më 12 Nëntor, ndërsa shtoi se do të jetë në manualet e protestave demokratike, duke lënë të nënkuptuar se nuk do të ketë përshkallëzim të protestës. 

4 Nëntor 2022, 12:25 Nga a.l
Protesta e 12 nëntorit do të jetë paqësore? Berisha: Se cili
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka zbuluar detaje nga protesta e PD-së e cila do të zhvillohet më 12 Nëntor. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, kreu i opozitës u pyet nëse protesta do të jetë paqësore. Ai u përgjigj se skenari do të shpaloset më 12 Nëntor, ndërsa shtoi se do të jetë në manualet e protestave demokratike, duke lënë të nënkuptuar se nuk do të ketë përshkallëzim të protestës. 

"Se cili është skenari i protestës, do shpaloset gjatë protestës. Ne i qëndrojmë parimeve të protestave brenda spektrit të mosbindjes civile, që është e pranueshme në manualet e protestave demokratike", tha Berisha. /Dosja.al

berisha ne konference protesta e 12 nentorit

Sondazh

Poll