Politike

A ka shanse të fitojë opozita zgjedhjet? Berisha i bindur: Fitorja do të jetë e madhe, i kujtoj Edi Ramës 20 shkurtin!

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, kreu i demokratëve theksoi se nuk asnjë dyshim që zgjedhjet do të fitohen nga partia e tij. 

4 Nëntor 2022, 12:25 Nga a.l
A ka shanse të fitojë opozita zgjedhjet? Berisha i bindur: Fitorja do
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shprehur bindjen se do të do të dalë me fitore në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, kreu i demokratëve theksoi se nuk asnjë dyshim që zgjedhjet do të fitohen nga opozita ndërsa i kujtoi kryeministrit Edi Rama 20 shkurtin e 1991-it, datën kur u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha.

Sa shanse ka që opozita të fitojë zgjedhjet vendore duke dalë me kandidatë të veçantë? 

"Fitorja do të jetë e madhe. Unë shoh tisin e saj. Nëse e ndoqët debatin e djeshëm, krahasoni atë tjetrin me këta tre që u paraqitën si të krahasosh natën me ditën. Fitorja është e madhe shumë biles, i them Edi Ramës të mos provokojë se ka edhe 20 shkurt, e di ai.", tha Berisha. /Dosja.al

berisha ne konference zgjedhjet vendore

Sondazh

Poll