Politike

Korrupsion ndërkombëtar erotik...? Berisha nuk jep detaje: E them me dhimbje por është realitet

"Janë diplomatët erotikë",-tha Berisha, duke nxitur oyetjen e gazetarëve se çfarë kishte parasysh. 

4 Nëntor 2022, 12:34 Nga f.g
Korrupsion ndërkombëtar erotik...? Berisha nuk jep detaje: E them me
Sali Berisha

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike tha se një nga format e korrupsionit të ndërkombëtarëve në Shqipëri është edhe përmes joshjes së diplomatëve të huaj që vijnë me mision këtu. Gjatë konferencës së sotme me gazetarët, Berisha i quajti "diplomatë erotikë", ndërsa tha se pohimi i tij është realitet. "Korrupsion ndërkombëtar erotikë",-tha Berisha, duke nxitur pyetjen e gazetarëve se çfarë kishte parasysh. 

"Së fundi, një rol të padiskutueshëm në fugën masive të shqiptarëve nga Shqipëria luan herë-herë dhe korrupsioni ndërkombëtar, politik, monetar dhe erotik i Tiranës zyrtare për të siguruar mbështetje politike të pamerituar për regjimin monist të saj. PD i konsideron shqiptarët që largohen nga Shqipëria, viktima të një regjimi që nuk i lejon të votojë qytetarët e lirë dhe që i vjedh dhe i plaçkit ata gjer në palcë, që ka shndërruar pasuritë e tyre të mëdha publike në një mallkim për qytetarët e këtij vendi dhe ka zëvendësuar shtetin ligjor me narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. PD angazhohet të punojë fort që shqiptarët të votojnë të lirë dhe të shndërrojnë Shqipërinë, vendin e pasurive të mëdha dhe resurseve të pafundme në vendin ku shqiptarët të ndërtojnë ëndrrat e tyre të bukura, të ardhmen që meritojnë”,-tha Berisha. 

Pyetje: "Korrupsion ndërkombëtar erotikë", a mund të na thoni kush janë këta diplomatë? 

Berisha:  Pse u ndale këtu ti? Unë thashë tre format, ti pse u ndale këtu. Ti më pyet mua, unë pyes ty. Të lutem, është realitet unë këtë e them me keqardhje sepse kombi im po shpërbëhet. E them me dhimbje, por është realitet kjo. 100% kjo që them unë. /Dosja.al

sali berisha diplomatet e huaj ne shqiperi

Sondazh

Poll