Politike

Largimet e shqiptarëve, 'justifikohet' Rama: Vetëm në vendet diktatoriale vihet në diskutim liria e njerëzve për të ikur

Rama u shpreh se largimi masiv ndodh në çdo vend madje dhe në Britani, në disa zona ku jetesa është e vështirë.

4 Nëntor 2022, 09:55 Nga A.B
Largimet e shqiptarëve, 'justifikohet' Rama: Vetëm në
Edi Rama

TROPOJË- Kryeministri Edi Rama preku çështjen e largimit të shqiptarëve nga vendi gjatë takimit me fermerët në Tropojë. Ai u shpreh se largimi masiv ndodh në çdo vend madje dhe në Britani, në disa zona ku jetesa është e vështirë.

'Lexova një analizë të një gazetareje britanike e cila kishte shkruar pas intervistës time. Thoshte vetëm vendet diktatoriale vënë në diskutim lirinë e njerëzve për të ikur apo për të ardhur, shqiptarët sot thoshte po bën atë që bota e ka bërë që në lindje të saj. Po bën atë që ne kur kemi qënë më pak të pasur se sot, po bën atë që e kemi bërë. Po e bën atë që bëjnë njerëz të Britanisë që jetojnë në zona të vështira. Është e pamundur dhe jo e drejtë që tu thuhet njerëzve rrini këtu e mos ikni se këtu është atdheu. Njerëzit i marrin vetë vendimet e tyre, nuk jemi në kohën e komunizmit që na detyronin të mbyllnim dritaret. është fakt se në Shqipëri nëse do t'ia krijosh vetes mundësi ia krijon. '- tha Rama nga Tropoja.

edi rama rama ne tropoje

Sondazh

Poll