Politike

Alibeaj i qartë: Do hyjmë në zgjedhje, në mbledhjen e djeshme ishin 18 anëtar të kryesisë

Po ashtu ai tha se të pranishëm në mbledhje ishin 18 anëtarë, pasi sipas tij 14 ishin pjesëmarrës fizikisht, ndërsa 4 të tjerë u lidhën online.

3 Nëntor 2022, 23:31 Nga I.A
Alibeaj i qartë: Do hyjmë në zgjedhje, në mbledhjen e
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, ka folur për dështimin e negociatave me grupin e Sali Berishës, ndërsa pohoi futjen në zgjedhje. I ftuar në emisionin “Open” në News24, ai tha se një ditë më parë kryesia e PD ka marrë vendimin për fillimin e procesit të riorganizimit të PD në funksion të zgjedhjeve. Po ashtu ai tha se të pranishëm në mbledhje ishin 18 anëtarë, pasi sipas tij 14 ishin pjesëmarrës fizikisht, ndërsa 4 të tjerë u lidhën online.

Dje ka pasur një vendim të kryesisë së PD, nga momenti që sipas Palokës ka një mënyrë që kush do të kandidojë të vijë të kandidojë të primare, ajo që u vendos është fillimi i procesit të riorganizimit të PD në funksion të zgjedhjeve. PD do futet në zgjedhje, dhe ky term i përfshinë të gjitha. Nga 29 anëtarë të kryesisë së PD, ishin pjesëmarrës 18, 15 fizikisht dhe 3 kanë qenë prezentë online sepse nuk kanë qenë në Shqipëri. Ajo çfarë është e rëndësishme është që secili nga anëtarët, e kanë shprehur në mbledhjen e grupit qëndrimin e tyre, dhe nuk ka asnjë dyshim. Grupi parlamentar dhe kryesia e PD i merr vendimet në mënyrë kolegjiale. Ata nuk janë njerëz pa identitet, por janë njerëz politik, do ishte e tepërt të diskutonim për vullnetin e tyre në mbledhjen e Kryesisë”, deklaroi ai.

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll