Politike

Mblidhet Kryesia e PL, Monika Kryemadhi shkon si drejtuese politike në Fier, Guri Sekretare Organizative

Në pozicionet drejtuese dhe organizative bie në sy emri i ish-kryetares Monika Kryemadhi e cila do të drejtojë qarkun e Fierit se Sekretare Politike dhe ai i ish-kandidates për deputete në Durrës Elona Guri që tashmë do të jetë Sekretarja Organizative e PL-së.

3 Nëntor 2022, 23:33 Nga e.k
Mblidhet Kryesia e PL, Monika Kryemadhi shkon si drejtuese politike në
Kryesia e Partisë së Lirisë

TIRANË- Kryesia e Partisë së Lirisë është mbledhur ditën e sotme në një mbledhje të drejtuar nga kryetari i kësaj force Ilir Meta ku u morën edhe vendime të rëndësishme për vijimin e punës së kësaj force politike. Me propozim të Metës kryesia miratoi pozicionet për disa figura politike, te angazhuar ne këtë force politike dhe aksionin opozitar të saj. 

Në pozicionet drejtuese dhe organizative bie në sy emri i ish-kryetares Monika Kryemadhi e cila do të drejtojë qarkun e Fierit se Sekretare Politike dhe ai i ish-kandidates për deputete në Durrës Elona Guri që tashmë do të jetë Sekretarja Organizative e PL-së.

POZICIONET:

Elona Guri do te jete Sekretare Organizative e Partisë së Lirisë.

Silva Caka, Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun e Partisë së Lirisë

Endrit Braimllari, Sekretar Politik për Qarkun e Tiranës

Edmond Haxhinasto, Sekretar Politik për Qarkun e Elbasanit

Monika Kryemadhi, Sekretare Politike për Qarkun e Fierit.

Vendimet e Kryesisë së sapo zgjedhur të Partisë së Lirisë vijnë një ditë pas mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar, që zgjodhi me votim të fshehtë strukturat më të larta drejtuese të partisë.

partia e lirisë ilir meta

Sondazh

Poll