Politike

Takimi me fermerët në Tropojë, Majko: Brenda nëntorit firmoset me Kosovën marrëveshja për lëvizjen ndërkufitare

Majko u shpreh se qeveria ka nisur bisedimet dhe kreu i Kadastrës Artan Lame u ka premtuar që projekti pilot për qarkun do të nisë nga Tropoja.

4 Nëntor 2022, 09:35 Nga A.B
Takimi me fermerët në Tropojë, Majko: Brenda nëntorit
Pandeli Majko

TROPOJË-Turi i kryeministrit Edi Rama në bashkitë e vendit, vijon edhe sot. Ai së bashku me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca dhe deputetin Pandeli Majko, ndodhen në Tropojë. Majko foli për çështjen e regjistrimit të pronës. Ai u shpreh se qeveria ka nisur bisedimet dhe kreu i Kadastrës Artan Lame u ka premtuar që projekti pilot për qarkun do të nisë nga Tropoja. Po ashtu, ai zbuloi se brenda muajit pritet të firmoset marrëveshja me qeverinë e Kosovës për lëvizjen ndërkufitare dhe për heqjen e kufizimit për kalimin mallrave me vlerë jo më shumë se 300 euro në kufi.

“Në pikat kufitare, nuk mund të kalojnë më shumë se 300 euro. Brenda muajit nëntor do të firmoset marrëveshja me qeverinë e Kosovës për lëvizjen ndërkufitare. Duhet t’i biesh nga dogana e Kukësit për të kaluar një mall. Ndërkohë që Tropoja qendrën e ka në Gjakovë. Puna do të japë rezultat të pritshëm për komunitetin që barriera 300 euro të hiqet. Fjala kontrabandë nuk ka kuptim kur në të dyja anët ndodhën njerëzit tanë. Një projekt i rëndësishëm është rruga që lidh Tropojën me Plavën dhe Gucinë.”- tha Majko.

pandeli majko edi rama rama ne tropoje

Sondazh

Poll