Politike

Alibeaj për Berishën: Do primare? Në rregull, por ne duam sondazhe

Alibeaj tha se kandidati i përbashkët mund të dalë 50% nga primaret dhe 50% nga sondazhet.

3 Nëntor 2022, 23:25 Nga I.A
Alibeaj për Berishën: Do primare? Në rregull, por ne duam
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Kreu i grupi parlamentar i PD, Enkelejd Alibeaj, tha se ka një mënyrë për të bashkuar forcat me grupin e Sali Berishës dhe për të dalë më një kandidat të përbashkët. I ftuar në emisionin 'Open' në News24, Alibeaj tha se kandidati i përbashkët mund të dalë 50% nga primaret dhe 50% nga sondazhet.

“Si bashkohemi ne? Si bashkojmë forcat? Sot ku jemi ne mund të rrinim dhe në pozicionet ku jemi dhe të shihnim njeri tjetrin si gjela, por jo nuk është kjo. Unë nisur nga nevoja që kanë demokratët që do duhet t’u shërbejmë, duhet t’i bëjmë shërbimin, duke ceduar nga vetja, pra hajde biem dakord për të bashkuar forcat, me një kandidat. Si e gjejmë? Do primare? Po t’i quaj ashtu, 50% me primare dhe 50% me sondazhe, që t’u japim kandidatët që pëlqejnë dhe mendoj se ia vlen ta bëjmë këtë”, tha ai.

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll