Politike

Rama në Tropojë: Ne kemi bërë atë çka të gjithë qeveritë e tjera të marra së bashku s’e kanë arritur

Rama u shpreh se qeveria është përqëndruar në programe që kanë lidhje me zhvillimin dhe rritjen urbane të zonës. 

4 Nëntor 2022, 09:51 Nga A.B
Rama në Tropojë: Ne kemi bërë atë çka të
Edi Rama

TROPOJËKryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se Qeveria e tij ka bërë më shumë se ato të mëparshmet. Nga takimi me fermerët, Rama u shpreh se qeveria është përqëndruar në programe që kanë lidhje me zhvillimin dhe rritjen urbane të zonës. 

'Aty ku deri dje dukej një utopi që mund të zhvillohej një sipërfaqe funksionale dhe fitimprurëse, kjo gjë po ndodh. Programi i rritjes urbane që u përqendrua fillimisht në qytet i ka hapur rrugë zhvillimit të turizmit që deri dje ishte dëshirë. Më vjen mirë që ne në këtë zonë nuk jemi shërbyer me votë, jo shumë shpesh na keni votuar, por ne kemi bërë atë që qeveri të tjera të marra së bashku se kanë bërë. Të mendosh që sot, këtë vit Tropoja ka numëruar 150 mijë vizitorë është kuptimplotë. Objektivi ynë do jetë që këta vizitorë të qëndrojnë më gjatë.’- u shpreh Rama.

edi rama rama ne tropoje

Sondazh

Poll