Politike

Sulmon sërish Top Channel! Rama: TV kërkoi nga AZHBR 120 mln lekë, kur nuk i mori u kthye në pasqyrë shpifjesh

Rama sulmon median Top Channel.

4 Nëntor 2022, 09:47 Nga A.B
Sulmon sërish Top Channel! Rama: TV kërkoi nga AZHBR 120 mln
Edi Rama

TROPOJË- Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish median Top Channel. Nga Tropoja, kreu i Qeverisë tha se ky televizion kërkoi të merrte 120 milionë lekë nga AZHBR-ja e kur nuk i mori nisi me sulmet, duke thënë se çdo gjë e shkruar nga ata ishte shpifje. 

'Ju e patë rastin se si një TV kombëtar i drejtohej AZHBRS-ë, i thotë ne duam 120 mln lekë që të promovojmë punën tuaj, se investimet tuaja janë kështu e janë ashtu, kërkojnë para që AZHBR nuk i ka dhe nuk i jep dot se i ka për t'ia dhënë artizianëve dhe bujqve. Mbasi nuk i merr paratë, ekrani kthehet në një pasqyrë shpifjesh, për të goditur një punë që mund të ketë patjetër të metat e veta. Por, që në fund të ditës është puna e mijëra njerëzve dhe çfarë mesazhi merr dikush që nuk e di. Se nuk i bie rruga ndonjëherë që të kalojë në këtë realitet.'- tha Rama.

edi rama rama ne tropoje

Sondazh

Poll