Politike

Sonila Qato në SPAK/ Rama: Do bëja namin me dosjen e saj, por s'ka tender. Kjo është lajthitje

Rama u shpreh se Qato ka shkuar në SPAK për një tender që është anuluar.

3 Nëntor 2022, 22:38 Nga F.M
Sonila Qato në SPAK/ Rama: Do bëja namin me dosjen e saj, por
Edi Rama

TIRANË- Kreu i qeverisë Edi Rama tha se ish-drejtoresha e ARRSH-së, Spnila Qato po akuzohet për 'lajthitje'. I ftuar në 'Real Story', Rama u shpreh se Qato ka shkuar në SPAK për një tender që është anuluar. Në një rast që do të kishte prova, ai tha se do të kishte bërë 'namin' me një dosje si e Qatos.

"Më duhet ta them këtë, tek ish-dretoresha e rrugëve kemi një rast që në kushte të tjera, unë do të bëja namin, Pse? Nuk ka folur sepse ajo ka qenë dhe është pjesë e Partisë Socialiste. Pse do bëja namin? Sepse nuk ka ndodhur fakti, nuk ka pasur tender, tenderi për të cilin ajo akuzohet është anuluar. Kështu që lajthitje të tilla...Nuk mund të krahasosh asnjë person me një të shpallur-nongrata, një tjetër shkon hetohet, ka probleme s'ka, shumë mirë,"- tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll