Politike

Berisha: Rama i ka kërkuar 10 mln euro ryshfet Ylli Ndroqit me telefon, ai i ka thënë JO

Sipas kryedemokratit refuzimi i këtij të fundit ka sjellë dhe prishjen e marrësdhënies mes tyre.

3 Nëntor 2022, 21:41 Nga e.k
 
Berisha: Rama i ka kërkuar 10 mln euro ryshfet Ylli Ndroqit me telefon, ai
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme ku është shprehur se kryeministri Edi Rama i ka vendosur një gjobë 10 milion euroshe pronarit të Ora News Ylli Ndroqit. Sipas kryedemokratit refuzimi i këtij të fundit ka sjellë dhe prishjen e marrësdhënies mes tyre. I fttuar në 'Drejt' Berisha tha se është informuar për këtë ngjarje 1 ose dy ditë pasi ka ndodhur dhe se i ka kërkuar Ndroqit që ta bëjë publike këtë gjë. Kreu i selisë Blu tha se i janë thënë edhe detaje të tjera të asj bisede.

Sali Berisha: Në marrëdhëniet e pronarit të këtij televizioni dhe Edi Ramës, di këtë: Rama në telefonatë për një biznes ka pretenduar për ryshfet 10 milionë euro dhe pronari i është përgjigjur se nuk ndodh. I kam bërë thirrje Ndroqit që ta bëjë publike këtë. Unë jam informuar për këtë pothuajse në kohë reale, 1 ose 2 ditë pas ngjarjes. Dhe unë kam shumë dyshime se këtu ka filluar dhe sherri. Më janë thënë edhe pasazhe të tjera të kësaj bisede. Ai që erdhi dhe ma tha këtë, ai e konsideronte fatkeqësi të madhe që kryeministri pretendonte shumë të mëdha. Ai ka shndërruar në titull ekzekutiv vendimin e gjykatës së shkallës së parë. Në çdo vend ka sistem me 3 shkallë, ndërsa ky ka vetëm vendim të shkallës së parë.

Hetimet nisi pasi SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion) kërkoi sekuestro mbi pasuritë e botuesit dhe pronarit të Ora Neës, Ylli Ndroqi. Kjo pasi SPAK pretendonte se pasuria e Ndroqit, ka një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe se këto pasuri janë përfituar nga veprimtaria që  ka patur në vendin tonë, Turqi dhe Itali. Konkretisht SPAK, thotë se ekziston një dyshim i arsyeshëm se Ndroqi, alias Xhemal Pasmaçiu, ka qenë i përfshirë në veprimtari kriminale, e po ashtu, është arrestuar më 1998 në Stamboll bashkë me disa shtetasë të tjerë. SPAK ka dërguar gjurmët e gishtave për krahasim në Stamboll dhe është konfirmuar se  Ylli Bahri NDROQI, i datëlindjes 11.03.1965, lindur dhe banues në Tiranë, është i njëjti person me Xhemail (Xhemal) PASMACIU (PASMAÇIU), i arrestuar në Turqi. Pasuria e sekuestruar e Ndroqit, përfshin edhe 60% të kuotave në televizionin “Ora Neës”, një sërë apartamentesh, makinash e kompanish të tjera në emër të tij ose të familjarëve. Ndërkohë me vënien e sekuestros, Ndroqi është paraqitur në drejtorinë e Policisë Tiranë, ku ka dhënë edhe deklaratën e tij në lidhje me pasurinë dhe kompanitë që familja Ndroqi zotëron. Më 1 gusht 2020, Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi të lërë në sekuestro pasuritë e Ylli Ndroqit. Por vendimi u apelua, për të lënë në fuqi edhe sot nga Apeli atë të shkallës së parë. E po ashtu, Ndroqi gjithashtu është në një proces tjetër gjyqësor, ose të paktën kështu ka premtuar, pasi u fut në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, duke iu sekuestruar të gjitha pronat edhe në në Amerikë. 

sali berisha

Sondazh

Poll