Politike

Rama: Në krye të SHISH s'kam çuar asnjë këshilltar, janë të pavarur

Rama tha se SHISH operon në mënyrë autonome, por për sitemet digjitale është shumë mbrapa. 

3 Nëntor 2022, 21:39 Nga F.M
Rama: Në krye të SHISH s'kam çuar asnjë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mohoi që në SHISH të ketë çuar ndonjë këshilltar, referuar Oljan Kanushit që doli nga zyra e tij për të drejtuar këtë institucion. I ftuar në Real Story, Rama tha se SHISH operon në mënyrë autonome, por për sitemet digjitale është shumë mbrapa. 

"Në Shërbimin Informativ ne si qeveri nuk kemi patur asnjëherë interferencë, operon në mënyrë autonome, të gjitha janë sisteme të tyre. Kemi ende shumë për të bërë. Flas për sistemet dixhitale. Shërbimi ynë ka marrë vlerësime nga partnerët ndërkombëtar, për pjesën tjetër është e prapambetur. Jo nuk kam çuar asnjë këshilltar,"- tha Rama ndër të tjera. 

edi rama

Sondazh

Poll