Politike

Berisha: Rama përzuri Bendon nga SHIK, u dha urdhër agjentëve që të mos jepnin të dhëna për zyrtarët

Berisha "zbuloi" dhe dy mesazhet që drejtori i komanduar u ka dhënë vartësve ku sipas kryedemokratit një nga porositë është që të mos jepen informacione për zyrtarët e lartë.

3 Nëntor 2022, 21:28 Nga e.k
Berisha: Rama përzuri Bendon nga SHIK, u dha urdhër agjentëve
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se largimi i ish-drejtorit të SHIK Helidon Bendo në SHBA për trajnime është bërë me urdhër të Edi Ramës që donte të vinte njeriun e tij. Në një intervistë në 'Ora News' Berisha tha se drejtorit të SHIK nuk i lejohet që të lëvizë për trajnime jashtë vendit prandaj Edi Rama zgjodhi këtë mekanizëm për ta larguar. Berisha "zbuloi" dhe dy mesazhet që drejtori i komanduar u ka dhënë vartësve ku sipas kryedemokratit një nga porositë është që të mos jepen informacione për zyrtarët e lartë.

Sali Berisha: A e keni parë çfarë ndodh me kreun e Sindikatës së Pedagogëve, një ambasador i shkëlqyer. Damian Gjiknurin e ke sekretar të përgjithshëm. Çfarë ka bërë ai se ka shërbyer tre vite, ta kesh për nder të jesh oficeri i SHIK. Shefi i shërbimeve nuk mund të shkojë me shkollime, pra e largoj dhe vuri në vend të tij një tjetër që nuk ka shërbyer asnjë ditë. Pyeti pak se kush është porosia, s'do të komunikonin me partnerët, porosia e dytë nuk do të jepni të dhëna për zyrtarët. Me këtë i rënd shpirti rehat se ka SHIK-sin e vet në krye. Ta them standartin kur e kam enëruar Visho Ajazin nuk ka pyt njeri se unë nuk pranoja të më emëonin të tjerët, pikë. Cila ka qenë porosia që i kam dhënë, do ketë kolegë të jashtmën se janë mësuar që të vijnë ambasadorët e të fusion duart, u thuaj se ky është vendim i kryemistrit tim.

sali berisha

Sondazh

Poll