Politike

Rama: Kush thotë 'lufta s'ka lidhje me ne', është në shërbim të rublave të Kremlinit

Ai u shpreh se Shqipëria nuk ka bërë përjashtim nga vendet që janë ndikuar nga lufta

3 Nëntor 2022, 21:16 Nga F.M
Rama: Kush thotë 'lufta s'ka lidhje me ne', është
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se lufta në Ukrainë ka sjellë pasojë në të gjithë vendin. I ftuar në Real Story, ai u shpreh se Shqipëria nuk ka bërë përjashtim nga vendet që janë ndikuar nga lufta. Ai tha se kushdo që e thotë se lufta nuk ka lidhje me Shqipërinë, është në shërbim të vetë Rusisë. 

"ERE nuk merr asnjë vendim për fashën, fashat vendoset bazuar në politikat e kompanive, ERE vendos çmimin që është stratosferik, por ne kemi vendosur që familjarët dhe biznesi i vogël të mos e ndjejë këtë gjë. 20% e faturave i paguajnë familjarët e biznesi, ndërsa 80% qeveria me buxhetin. Mburoja financiare nuk ka lidhje me ERE-n, por me politikën tonë. Plani ynë ka qenë vendosja e një kufizimi. E kuptoj se ajo që e mban këtë vend në ekuilibër është fakti që shqiptarët janë shumë të arsyeshëm dhe të mençur. E rëndësishme është që të mos i gënjesh dhe të ndash me ta fakte dhe të vërteta. Ne nuk e kemi zgjedhur këtë luftë, nuk e ndalojmë dot dhe nuk i shmangemi dot kësaj lufte. Kush thotë që lufta nuk ka lidhje me në, është në shërbim të rublave të Kremlinit. Lufta e Putin nuk ka qëllim Ukrainën, është sebepi për të nisur një luftë me Perëndimin,"- tha Rama. 

edi rama kriza ekonomike prej luftes

Sondazh

Poll