Politike

Berisha&Meta/ Rama: S'janë kundërshtarët e mi, por të shqiptarëve, janë në harmoni me Kremlinin

Rama tha se ata janë kundërshtarë të shqiptarëve që bashkë me pedagogët kërcënjnë vendin me protesta në këto kohë krizash.

3 Nëntor 2022, 21:24 Nga F.M
Berisha&Meta/ Rama: S'janë kundërshtarët e mi, por
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk e konsideron kundërshtarët e tij kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe kryedemokratin Sali Berisha. Në një intervistë për ‘Real Story’, Rama tha se ata janë kundërshtarë të shqiptarëve që bashkë me pedagogët kërcënojnë vendin me protesta në këto kohë krizash. Ai shtoi se Meta e Berisha janë në harmoni të plotë me Kremlimin.

Pjesë nga biseda:  

A i druheni një krize politike që mund të sjellë pasoja për zgjedhjet lokale

Edi Rama: Nuk është se ka diçka që ne mund ta bëjmë dhe nuk po e bëjmë, ne sot jemi në gjendje t'i mbrojmë konsumatorët nga rritja e çmimit të energjisë. Duke mos e rritur çmimin e energjisë elektrike në disa dyqane, ne kemi bërë që edhe çmimi i produkteve të mos rritet. Qasja që kemi zgjedhur ne po funksionon. Asnjë vend nuk ka bërë dot që inflacioni i luftës të mos ndjehet. Kemi vënë fonde që do tu vijnë në ndihmë kategorive të shumta. Kjo është një situatë që mendohet për një përpjekje të suksesshme për të mbajtur në ekuilibër ekonominë, zgjedhjet janë gjëja e fundit që unë mendoj në këtë rast.

Kundërshtarët politikë janë përgatitur, më 12 nëntor ka një protestë

Edi Rama: Nuk janë kundërshtarët e mi, ata janë vendosur kundër popullit. Lidhja e tyre me paratë ruse nuk ëhstë një hipotezë, është një fakt, është një lidhje që nuk është shkëputur për fat të keq. E gjithë përpjekja për të mbushur mendjen e njerëzve shihet edhe në mënyrën se si flitet e përgatiten gjërat, me forca të ngjashme me vendet e tjera. Shqipëtarët nuk dihet të kenë asnjë lidhje me politikën . 

edi rama

Sondazh

Poll