Politike

"Gjithçka është përmbysur", Berisha: SPAK është kthyer në SKAP të qeverisë

kreu i selisë Blu tha se të gjithë kriminelët që u arrestuan në kohën e qeverisjes së tij u liruan me urdhër të Edi Ramës dhe drejtësisë së re

3 Nëntor 2022, 21:21 Nga e.k
"Gjithçka është përmbysur", Berisha: SPAK
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar Strukturën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) se është vënë në shërbim të qeverisë. Duke folur në 'Ora NeWs" Berisha tha se qytetarët shqiptarë nuk kanë besim tek sistemi i drejtësisë pasi sipas tij vetëm 27% e shqipatrëve beson tek ky sistem. 

kreu i selisë Blu tha se të gjithë kriminelët që u arrestuan në kohën e qeverisjes së tij u liruan me urdhër të Edi Ramës dhe drejtësisë së re

Sali Berisha: Vetëm 27% e shqiptarëve besojnë në drejtësi. Sot SPAK i shndërruar në SKAP të partisë është më i diskridituar se kurrë. Po kështu në vlerësimin tim ndërhyrjet e tjera që bëhen ndaj tij janë që të gjitha, krijojnë vetëm shkatërrimin e sistemit. Kishim një sistem, nuk më kishe parë ti mua të mbaja fjalim para gjykatësve kushtetues, se në një vend të lirë para tyre mban fjalim vetëm presidenti i republikës. Këtu gjithçka është e përmbysur. Edi Rama i liroi një nga një nga burgu. Cila drejtësi e ka fajin ajo që i çoi një nga një në burg apo kjo drejtësi që i liron me urdhër të Edi Ramës. Normal që kur ti merr nënën e një njeriu që ka vrarë katër persoan e del p[ara kryeministrisë nuk ka mbështetje më të fuqishme kundër krimit. Ai heronizoi nënën e atij që vrau. Ky është një anti-shtet. 

sali berisha

Sondazh

Poll