3 Nëntor 2022, 20:39
Nga e.k
Ilir Alimehmeti
TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti, i cili është dhe kandidati për primaret e Partisë Demokratike që synon të jetë dhe kandidati i opozitës në zgjedhjet vendore përballë Erion Veliajt tregoi "kurën" që i duhet Tiranës për të përmirësuar jetën e qytetarëve. I ftuar në "Frontline" Alimehmeti tha Tirana sot vuan nga pandershmëria, babëzia dhe paaftësia dhe se ai do bëjë gjithçka për ta ndryshuar këtë.
Ai u shpreh se ndërtimet pa kriter kanë dëmtuar Tiranën historike dhe për këtë iu referuar kullës që po ndërtohet përbri kullës së Sahatit dhe shembjes së Tetarit Kombëtar. Alimehmeti "shënjetstroi" kryebashkiakun Veliaj për të cilin tha se ka pasur mjaftueshëm kohë 8 vite për të bërë ndryshimin por që sipas tij në vend të kësaj Tirana është lënë pas dore.
"E para do shkosh me njerëz, por me një ekip, që kanë vlera dhe përgjegjësi. Disa gjëra duan kohën e vet, nuk arrihen menjëherë. Veliaj ka pasur kohë mjaftueshëm sa për të zhdukur çdo park e hapësirë që kishim. Ju i shikoni se ku jepen lejet e ndërtimit. Po shkatërrojmë dhe Tiranën Historike, mbuluam kullën e Sahatit, shkatërruam edhe Teatrin. Ne nuk po kuptojmë, apo nuk duam të kuptojmë që situatën ne e kemi në një krizë absurde. Tiranën e ka sëmurë pandershmëria, paaftësia dhe babëzia, dhe ka çuar në një situatë të tillë, të këtij densiteti kaq të lartë. Makthi që ne heqim përditë për të dalë me makinë nga rrugica, se nuk del dot, nuk e ka menduar kush këtë?! Një urbanist nuk e ka menduar? Jo, kjo thjeshtë është lënë pas dore qëllimisht, ka hapësira boll ku mund të përmirësohen situata, ka situata që mund të përmirësohen që ditët e para, disa duan kohë më tepër, por për kryetarin që kemi aktualisht, 8 vite i ka pasur, kohë që mjafton", tha ai.
Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë shkojnë bashkë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Marrëveshja e kthyer në një "kontratë" bashkëpunimi elektoral mes dy partive u firmos nga dy kryetarët Sali Berisha dhe Ilir Meta. Belind Këlliçi, Gert Bogdani dhe Ilir Alimehmeti janë tre kandidaturat e para nga Partia Demokratike që kanë finalizuar kandidimin për primaret. Deri më tani janë lakuar edhe emra të tjerë për Tiranën si aktori Julian Deda që është njëkohësisht anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
primaret ne pd ilir alimehmeti
Politike
3 Nëntor 2022, 19:06
I.A
Olaf Scholz, Edi Rama dhe Ursula von der Leyen
BERLIN- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ditën e sotme Shqipëria ka marrë zyrtarish...
Politike
3 Nëntor 2022, 18:32
F.M
Edi Rama dhe Suella Braverman
SERBI- Retorika e ashpër mes kryeministrit Edi Rama dhe autoriteteve britanike ka gjetur vend edhe në mediat serbe....
Politike
3 Nëntor 2022, 18:08
F.M
Sophie Corcoran dhe Princ Leka
TIRANË- Princ Leka ka replikuar me analisten politike britanike, Sophie Corcoran, lidhur me emigrimin masiv të shq...
Politike
3 Nëntor 2022, 17:31
F.M
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa deklaroi se grupimi që mbështet Enke...
Politike
3 Nëntor 2022, 16:48
F.M
Kudret Saliaj
TIRANË- Kujdestarinë e tre fëmijëve të Kudret Saliajt që u vra nga vjehrri i tij, Mexhit Picari në qershor...
Politike
3 Nëntor 2022, 15:21
I.A
Foto nga mbledhja
BERLIN- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vënë firmën e tij në emër të Kosovës, në tri m...
Politike
3 Nëntor 2022, 15:31
e.k
Kujtim Gjuzi
TIRANË- Kryetari i Partisë Konservatore Albania, Kujtim Gjuzi ka dorëzuar në seline e Partisë Demokratike kë...
Politike
3 Nëntor 2022, 15:38
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar kryebashkiakun e Korçës, Sotiraq Filo që sipas tij...
Politike
3 Nëntor 2022, 14:59
A.B
Konferenca e perbashket
BERLIN- Kryeministri Edi Rama ka theksuar marrëdhëniet shumë të mira të vendit tonë me Gjermaninë...
Politike
3 Nëntor 2022, 14:56
k.m e.k
Ursula von der Leyen
BERLIN- Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen u shpreh se për shkak të zhillimeve gjeopolitike të ndod...