3 Nëntor 2022, 19:06
Nga I.A
Olaf Scholz, Edi Rama dhe Ursula von der Leyen
BERLIN- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ditën e sotme Shqipëria ka marrë zyrtarisht kryesimin e Procesit të Berlinit. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se organizimi i ardhshëm do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor, të cilin e quajti i pari Samit i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në rajonin tonë. Po ashtu ai ka theksuar se kjo ngjarje është domethënëse për të treguar shkallën e respektit që ka fituar Shqipëria në BE.
Postimi i Plotë:
Sot Shqipërisë iu dha me propozim të kancelarit Scholz, kryesimi i Procesit të Berlinit dhe organizimi në Tiranë i Samitit të ardhshëm. Më 6 dhjetor në Shqipëri do të mbahet i pari Samit i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në rajonin tonë. Këto ngjarje të mëdha ndërkombëtare të pandodhura kurrë më parë në Shqipëri, të paimagjinueshme deri disa kohë më parë për t’iu besuar një qeverie të Shqipërisë, janë domethënëse për shkallën e respektit që Shqipëria ka fituar ndërkombëtarisht. Ne mbetemi një vend i vogël, me hallet e problemet tona që duan kohën, durimin e punën tonë për t’u zgjidhur, por ne sot kemi fituar respekt duke u dhënë të gjithëve respekt, por edhe duke kërkuar respekt nga të gjithë. Lutem çdo ditë që të gjithë ne, shqiptarët, në radhë të parë ata që komunikojnë me botën, politikanë, gazetarë, artistë, sportistë e të tjerë, ta mësojmë nga popuj të tjerë pa humbur akoma kohë të pafundme, se Shqipëria është shtëpia jonë, që nuk shahet kurrë në gjuhë të huaj, por vetëm mbrohet e promovohet për njëmijë e një të mirat e saj. Ndërsa për të metat e mangësitë, dëmtimet e riparimet që ka nevojë, na del e tepron ta bëjmë në shqipen tonë të bukur dhe të pasur.
Procesi i Berlinit si qëllim kryesor të tij ka përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin evropian të rajonit. Procesi fokusohet në lëvizjen e lirë të njerëzve, shërbimeve, mallrave dhe kapitalit. Procesi i Berlinit u iniciua nga ish-Kancelarja gjermane, Angela Merkel në vitin 2014.
edi rama procesi i berlinit
Politike
3 Nëntor 2022, 18:32
F.M
Edi Rama dhe Suella Braverman
SERBI- Retorika e ashpër mes kryeministrit Edi Rama dhe autoriteteve britanike ka gjetur vend edhe në mediat serbe....
Politike
3 Nëntor 2022, 18:08
F.M
Sophie Corcoran dhe Princ Leka
TIRANË- Princ Leka ka replikuar me analisten politike britanike, Sophie Corcoran, lidhur me emigrimin masiv të shq...
Politike
3 Nëntor 2022, 17:31
F.M
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa deklaroi se grupimi që mbështet Enke...
Politike
3 Nëntor 2022, 16:48
F.M
Kudret Saliaj
TIRANË- Kujdestarinë e tre fëmijëve të Kudret Saliajt që u vra nga vjehrri i tij, Mexhit Picari në qershor...
Politike
3 Nëntor 2022, 15:21
I.A
Foto nga mbledhja
BERLIN- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vënë firmën e tij në emër të Kosovës, në tri m...
Politike
3 Nëntor 2022, 15:31
e.k
Kujtim Gjuzi
TIRANË- Kryetari i Partisë Konservatore Albania, Kujtim Gjuzi ka dorëzuar në seline e Partisë Demokratike kë...
Politike
3 Nëntor 2022, 15:38
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar kryebashkiakun e Korçës, Sotiraq Filo që sipas tij...
Politike
3 Nëntor 2022, 14:59
A.B
Konferenca e perbashket
BERLIN- Kryeministri Edi Rama ka theksuar marrëdhëniet shumë të mira të vendit tonë me Gjermaninë...
Politike
3 Nëntor 2022, 14:56
k.m e.k
Ursula von der Leyen
BERLIN- Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen u shpreh se për shkak të zhillimeve gjeopolitike të ndod...
Politike
3 Nëntor 2022, 14:56
k.m.
Pamje nga konferenca e sotme
BERLIN- Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri i Shqipër...