Bota

E rëndë/ Gjendet i vrarë 17-vjeçari në Greqi, familjarët e gjejne me plumb në kokë e pantallona të hequra

17-vjeçari kishte shkuar me vëllain e tij të vogël për të kullotur delet dhe ata nuk i përgjigjeshin celularëve kur i kërkonin familjarët, duke i shkaktuar shqetësim.

3 Nëntor 2022, 19:00 Nga I.A
E rëndë/ Gjendet i vrarë 17-vjeçari në Greqi,
Foto Ilustruese

GREQI- Një 17-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e sotme në rrugën “Loutsas” në Mandra të Atikës. Zona ku u gjet e pajetë i mituri ka braktisur fabrikat dhe industritë. 17-vjeçari kishte shkuar me vëllain e tij të vogël për të kullotur delet dhe ata nuk i përgjigjeshin celularëve kur i kërkonin familjarët, duke i shkaktuar shqetësim.

Më pas kanë nisur t'i kërkojnë dhe kanë gjetur të ndjerin 17-vjeçarin, i cili dyshohet se kishte ulur pantallonat. I mituri ka një plagë në kokë, në shpinë, nga një karabinë, ndërsa pranë tij është gjetur një gëzhojë. Vëllai i tij i zhdukur fillimisht është gjetur dhe po jep deklaratë.

Nuk dihen ende shkaqet e vrasjes se ketij adoleshenti, ku burime bejne me dije se 17 vjecari njihet si i qete dhe i shoqerushem. Konfirmohet se 17 vjecari nuk ka pasur probleme me askend. Policia po heton rrethanat e metejshme te ngjarjes.

gjendet i vrare 17-vjeçari ne greqi

Sondazh

Poll