Bota

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë të burgosurit e luftës, lirohen 214 ushtarë

Ministria ruse e mbrojtjes konfirmoi se 107 ushtarë rusë u janë dorëzuar atyre dhe tani do të dërgohen në Moskë për trajtim mjekësor. Kjo u arrit falë një marrëveshjeje të bërë mes vendeve.

3 Nëntor 2022, 18:03 Nga e.k
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë të burgosurit e luftës,
Ushtarët e liruar

UKRAINË- Gjithsej 214 ushtarë janë liruar nga Ukraina dhe Rusia në shkëmbimin e fundit të të burgosurve.  Ministria ruse e mbrojtjes konfirmoi se 107 ushtarë rusë u janë dorëzuar atyre dhe tani do të dërgohen në Moskë për trajtim mjekësor. Kjo u arrit falë një marrëveshjeje të bërë mes vendeve.

Në një postim në Telegram, kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës Andriy Yermak konfirmoi se kishte marrë 107 nga personeli ushtarak, duke përfshirë gjashtë oficerë dhe 101 civilë. Ai shtoi se disa të burgosur ishin marrë peng gjatë luftimeve në uzinën e çelikut Azovstal në Mariupol, e cila u bë një pikë e ashpër luftimesh.

“Ka persona me gjymtyrë të dëmtuar dhe djegie si dhe me plagë të infektuara”, ka shkruar ai

Më herët, kreu i instaluar nga Rusia i rajonit të okupuar të Donetskut tha se 107 ushtarë ukrainas të kapur gjithashtu do të lirohen, megjithatë, ende nuk ka asnjë konfirmim nga Ukraina se kjo ka ndodhur.  Që nga fillimi i luftës në shkurt, të dyja palët kanë marrë pjesë në disa shkëmbime të burgosurish, ku muajin e kaluar, më shumë se 100 gra ukrainase u liruan në atë që ishte një nga shkëmbimet më të mëdha të luftës. 

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll