Bota

Shkarkimi i drejtorit të Policisë në Veri/ Sveçla: Cënoi sigurinë kombëtare

Në një postim në rrjetin social Facebook Sveçla shkruan se refuzimi i Gjuriç për të zbatuar vendimin e marrë nga qeveria është një cënim i rëndë i sigurisë kombëtare. Ai shton se nuk do të lejohet asnjë veprim që cënon këtë mision, i cili do të vazhdojë. 

3 Nëntor 2022, 17:23 Nga e.k
Shkarkimi i drejtorit të Policisë në Veri/ Sveçla:
Xhelal Sveçla

KOSOVË- Ministri i Brendësh i Kosovës Xhelal Sveçla ka reagur pas shkarkimit nga detyra të drejtorit të Policisë në Veri të Kosovës Nenad Gjuriç. Në një postim në rrjetin social Facebook Sveçla shkruan se refuzimi i Gjuriç për të zbatuar vendimin e marrë nga qeveria është një cënim i rëndë i sigurisë kombëtare. Ai shton se nuk do të lejohet asnjë veprim që cënon këtë mision, i cili do të vazhdojë. 

"Refuzimi i zbatimit të vendimit legjitim të institucioneve të Republikës së Kosovës është mbi të gjitha cënim i rëndë i sigurisë dhe stabilitetit të vendit tonë. Në kuptim të këtyre veprimeve të përsëritshme, pas kërkesës së Inspektoriatit Policor të Kosovës dhe inicimin e hetimeve penale, është suspenduar Drejtori Rajonal i Policisë në Mitrovicën e veriut, Nenad Gjuriç", shkruan Sveçla.

POSTIMI I XHELAL SVEÇLËS:

Shkarkimi i drejtorit të Policisë në Veri të Kosovës Nenad Gjuriç vjen pas refuzimit të këtij të fundit për të vendosur letra qortuese ndaj shoferëve që nuk zbatojnë vendimin e qeverisë për targat. Ditën e djeshme ai u paralajmërua me shkarkim nga Policia e Kosovës ndërkohë ditën e sotme u mor dhe vendimi për shkakrimin e tij. Marrëveshja për reciprocitetin e targave është shoqëruar me tensione të shumta në Veri duke bërë që Policia e Kosovës të jetë në gatishmëri dhe të marra masa shtesë për rendin dhe sigurinë. Gjithashtu dhe trupat e KFOR kanë bërë me dije se po monitorojnë situatën dhe janë në gatishmëri për të vepruar në rast se rrezikohet stabilitetit. Mes Kosovës dhe Serbisë kanë nisur akuzat e ndërsjellta ndërkohë që ushtria serbe është vënë në "alarm të kuq" për çdo rast. 

tensionet në veri të kosovës reciprociteti per targat xhelal sveçla

Sondazh

Poll