Bota

Prostituimi i 12-vjeçares në Greqi, arrestohen dy persona të tjerë

Protothema shkruan se bëhet fjalë për një mashkull, banues në Amarousi, i lindur në vitin 1983, pra 39 vjeç dhe me gjasë i divorcuar dhe baba i një fëmije 9 vjeç.

3 Nëntor 2022, 18:46 Nga I.A
Prostituimi i 12-vjeçares në Greqi, arrestohen dy persona të
Foto Ilustruese

GREQI- Autoritetet policore kanë bërë sot një tjetër arrestim për rastin e përdhunimit të 12-vjeçares në Colonos. Protothema shkruan se bëhet fjalë për një mashkull, banues në Amarousi, i lindur në vitin 1983, pra 39 vjeç dhe me gjasë i divorcuar dhe baba i një fëmije 9 vjeç.

Kujtohet se policia ka arrestuar tashmë një 35-vjeçar, të pamartuar, me banim në periferinë perëndimore.  Sipas informacioneve, në orët në vijim do të përmbyllet cikli i arrestimeve të dy personave të mbetur ndaj të cilëve janë pezulluar urdhërat.

Pas dëshmisë së re plotësuese të fëmijës, e cila u dha në prani të psikologut të fëmijës, organet gjyqësore vazhduan me dhënien e katër urdhërve të arrestit. Vepra penale me të cilën përballen të pandehurit konkretë janë aktet seksuale me të mitur kundrejt pagesës.  Kjo është një akuzë e rëndë dhe vepra konkrete dënohet me të paktën dhjetë vjet burg.

Urdhëresat e reja janë lëshuar nga hetuesi që trajton rastin me pëlqimin e prokurorit kompetent. Vlen të theksohet se 12-vjeçarja në deklaratën e saj të re plotësuese dyshohet se i identifikonte këta persona  si meshkujt me të cilët kryente akte seksuale kundrejt pagesës. Gjithsesi, gjithsesi sipas  informacioneve tre nga personat konkretë raportohet se kishin ardhur vullnetarisht në Polici ditët e mëparshme duke njoftuar se kishin hyrë në aplikacionin online dhe kishin biseduar me vajzën e mitur por mohuan që ta kishin takuar.

Ngjarja u zbulua rreth 1 muaj më parë nga tezja e së miturës e cila kishte vënë re sjelljen e saj të dyshimtë dhe në momentin që i kishte marrë telefonin kishte zbuluar të gjitha mesazhet, fotot dhe videot e shkëmbyera me 53-vjeçarin i cili dyshohet se fillimisht e ka pvrdhunuar të miturën në disa raste dhe më pas ka nisur ta prostituojë te klientë të ndryshëm kundrejt pagesës. Ajo që e bën ngjarjen edhe më të rëndë është zbulimi se dhe nëna e 12-vjeçares rezultoi e përfshirë në prostituimin e së bijës pasi nga mesazhet e shkëmbyera me 53-vjeçarin dhe bashkëshorten e tij ajo ka kërkuar shpesh shuma tv ndryshme parash në këmbim të heshtjes.

perdhunimi i 12-vjecares ne greqi

Sondazh

Poll