Bota

Zgjedhjet në Izrael, kryeministri Lapid uron Netanyahun për fitoren

Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, parashikimet e fundit sugjerojnë se ish-kryeministri Netanyahu dhe partitë aleate do të marrin 64 vende në Knesset prej 120 vendesh.

3 Nëntor 2022, 18:16 Nga I.A
Zgjedhjet në Izrael, kryeministri Lapid uron Netanyahun për
Yair Lapid dhe Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit Yair Lapid telefonoi Benjamin Netanyahun për ta uruar për fitoren në zgjedhjet e Izraelit, njoftoi të enjten zyra e kryeministrit, pak më pak se 48 orë pas mbylljes së qendrave të votimit. Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, parashikimet e fundit sugjerojnë se ish-kryeministri Netanyahu dhe partitë aleate do të marrin 64 vende në Knesset prej 120 vendesh.

Lapid dhe aleatët e tij parashikohet të fitojnë 51. Hadash/Taal, një parti arabe që nuk do të mbështeste asnjë nga liderët, parashikohet të fitojë pesë. Presidenti Isaac Herzog do të fillojë konsultimet me politikanët për formimin e një qeverie të re pasi rezultatet të certifikohen zyrtarisht më 9 nëntor.

Pasi të dalin rezultatet zyrtare, presidenti Isaac Herzog do të ftojë Netanyahun për të hapur negociatat e koalicionit. Një kthim i Netanyahut në krye të qeverisë do të sjellë ndryshime thelbësore në shoqërinë izraelite. Një qeveri e Netanyahut pothuajse me siguri do të përfshijë aleancën e sapolindur nacionaliste çifute Zionizmi Fetar/Fuqia Hebraike, liderët e së cilës përfshijnë Itamar Ben Gvir, i dënuar dikur për nxitje të racizmit dhe mbështetje të terrorizmit.

yair lapid benjamin netanyahu zgjedhjet ne israel

Sondazh

Poll