Bota

Mungesa e Vuçiç në Samitin e Berlinit, Kurti “thumbon” Ramën: Ndoshta dikujt i ka munguar, por jo mua

Pas kësaj, Kurti ka lëshuar edhe një thumb që duket të ketë qenë për kryeministrin Edi Rama duke thënë se ndoshta dhe ndokujt i ka munguar.

3 Nëntor 2022, 18:52 Nga I.A
Mungesa e Vuçiç në Samitin e Berlinit, Kurti
Albin Kurti

BERLIN- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar sot në Berlin ku bashkë me liderët e tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë marrë pjesë në Samitin për rajonin në kuadër të Procesit të Berlinit. Gazeta Express shkruan se në një konferencë për media kreu i Qeverisë së Kosovës është pyetur për mungesën e Aleksander Vuçiçit në këtë organizim ku edhe janë nënshkruar tri marrëveshje.

Kurti ka thënë se nuk e di arsyen pse Vuçiç nuk ka marrë pjesë në Samit, duke shtuar se nuk është që i ka munguar dikujt. Pas kësaj, Kurti ka lëshuar edhe një thumb që duket të ketë qenë për kryeministrin Edi Rama duke thënë se ndoshta dhe ndokujt i ka munguar.

“Nuk e di pse nuk ka ardhur për besë edhe nuk është që na mungoi fort, ndoshta ndokujt, por sigurisht jo mua”, ka thënë Kurti në konferencë për gazetarët.

albin kurti edi rama aleksander vucic

Sondazh

Poll