Bota

Gazetari komunikoi me 12-vjeçaren në aplikacion: Tha që ishte 20-vjeçe! Më kërkoi 50 euro për seks

Gazetari Giorgos Solaris që foli me profilin e 12-vjeçares që dyshohet se menaxhohet nga Elias Michos në Blindchat ka thyen heshtjen.

3 Nëntor 2022, 17:59 Nga I.A
Gazetari komunikoi me 12-vjeçaren në aplikacion: Tha që ishte
Giorgos Solaris

GREQI- Për “kuriozitet gazetaresk” ai pohon se gazetari që është në listën e 212 që kishin folur me 12-vjeçaren në platformën online. Gazetari Giorgos Solaris që foli me profilin e 12-vjeçares që dyshohet se menaxhohet nga Elias Michos në Blindchat ka thyen heshtjen.

Solaris, duke folur për Star, ka deklaruar se wshtw i tronditur dhe shprehet: Unë jam një person që nuk bëj gjëra të tilla, nuk merrem. Jam në dispozicion të autoriteteve dhe policisë për t'i dhënë fund gjithë kësaj torture që po kaloj. Nuk kam frikë nga asgjë, nuk kam bërë asgjë. Unë jam i vërtetë.

Gazetari jeton dhe punon në Syros dhe sipas tij ka mësuar dy ditë më parë nga kolegët e tij se është një nga 212 që kanë folur në profilin e 12-vjeçares.

Ai pohon se ka bërë një bisedë të vetme me profilin e saj dhe shprehet: Hyra krejt rastësisht, pashë një reklamë përpara meje, si gazetar isha kurioz të shikoja se çfarë ishte saktësisht kjo. Kështu që hyra, vendosa emrin tim, vendosa moshën time, emailin, kështu që hyra dhe mora një mesazh të automatizuar që dukej se ishte i panjohur. Nuk e dija nëse ishte burrë apo grua. Më tha ‘mirëmëngjes’. Unë them 'mirëmëngjes'. Ai thotë ‘çfarë po bën?’ i them mirë’. Unë as nuk e dija se si përdorej kjo gjë. Më thotë ‘do të doje të takoheshim?’ Unë them ‘çfarë do të thuash?’ Më thotë ‘si dhuratë’. I them ‘Çfarë dhurate?’ Më kishte thënë një shumë, nuk më kujtohet saktësisht, me një shumë 50-60 euro në Sepolia në makinë për t’u takuar.

Në vazhdim të përshkrimit të tij ai ka theksuar: Unë them ‘çfarë saktësisht?’ Më thotë ‘takohemi të bëjmë seks’. Gjëra të tilla, automatikisht nuk kishte mundësi… Unë refuzova. Nuk më pëlqeu ky propozim që më është bërë, kaq. Thuhej se ishte 20 vjeç.”

Ngjarja u zbulua rreth 1 muaj më parë nga tezja e së miturës e cila kishte vënë re sjelljen e saj të dyshimtë dhe në momentin që i kishte marrë telefonin kishte zbuluar të gjitha mesazhet, fotot dhe videot e shkëmbyera me 53-vjeçarin i cili dyshohet se fillimisht e ka pvrdhunuar të miturën në disa raste dhe më pas ka nisur ta prostituojë te klientë të ndryshëm kundrejt pagesës. Ajo që e bën ngjarjen edhe më të rëndë është zbulimi se dhe nëna e 12-vjeçares rezultoi e përfshirë në prostituimin e së bijës pasi nga mesazhet e shkëmbyera me 53-vjeçarin dhe bashkëshorten e tij ajo ka kërkuar shpesh shuma tv ndryshme parash në këmbim të heshtjes.

giorgos solaris elias michos perdhunohet 12-vjeçarja ne greqi

Sondazh

Poll