Politike

Vrasja e Kudret Saliajt, gjykata i jep xhaxhait kujdestarinë e tre fëmijëve

Vendimi u mor sot nga gjykata e Tiranës që pranoi kërkesën e xhaxhait të dy djemve e vajzës që Saliajt, të cilët mbetën edhe pa të ëmën, pasi u arrestua për të njëjtin krim.

3 Nëntor 2022, 16:48 Nga F.M
Vrasja e Kudret Saliajt, gjykata i jep xhaxhait kujdestarinë e tre
Kudret Saliaj

TIRANË- Kujdestarinë e tre fëmijëve të Kudret Saliajt që u vra nga vjehrri i tij, Mexhit Picari në qershor të një viti më parë, e ka marrë vëllai i viktimës. Vendimi u mor sot nga gjykata e Tiranës që pranoi kërkesën e xhaxhait të dy djemve e vajzës që Saliajt, të cilët mbetën edhe pa të ëmën, pasi u arrestua për të njëjtin krim.

Kudret Saliaj mbërriti në një lokal pranë gjykatës së Tiranës, ku priste të zhvillohej seanca e radhës për divorcing, bashkë me avokatin dhe një punonjëse sociale. Në një tavolinë tjetër, në të njëjtin lokal ndodhej Mexhit Picari me të bijën, që ishte dhe gruaja e Saliajt, Dhurata.

Pas pak minutash vëzhgim, Picari nxorri armën dhe qëlloi për vdekje dhëndrrin e tij, ndërsa i plagosur mbeti edhe avokati. Picari u vu në pranga, ndërsa ditë më vonë u arrestua hdhe e bija, Dhurata. Hetimet zbuluan se kishte qenë pikërisht Dhurata ajo që kishte mbajtur në çantë armën e krimit dhe ia kishte dhënë të atit në lokal.

kudret saliaj mexhit picari dhurata saliaj

Sondazh

Poll