Aktualitet

Rakia e vaji nuk kanë treg! Fermeri: Kam nisur të pres vreshtat

Rrapo Arapi nga fshati Vjosë i Fierit, është një nga fermerët e shumtë në këtë zonë, që ka dështuar të gjejë treg për vajin e ullirit dhe rakinë, që prodhon prej vitesh.

3 Nëntor 2022, 13:34 Nga A.B
Rakia e vaji nuk kanë treg! Fermeri: Kam nisur të pres vreshtat
Fermeri

Qindra litra vaj ulliri dhe raki i ka pa shitur nga viti i kaluar, ndërsa ka nisur të magazinojë prodhimin e këtij viti. Fermeri Rrapo Arapi nga fshati Vjosë në Bashkinë e Fierit, tregon se prodhimi i ka mbetur pa shitur për shkak se nuk ka treg. Për këtë arsye ai është i detyruar të presë qindra rrënjë hardhi dhe ullinj. 

Rrapo Arapi nga fshati Vjosë i Fierit, është një nga fermerët e shumtë në këtë zonë, që ka dështuar të gjejë treg për vajin e ullirit dhe rakinë, që prodhon prej vitesh.

Rrapo ka rreth 300 rrënjë ullinj dhe disa dynym vreshta. Ai tregon se në shtëpi ka të magazinuar qindra litra vaj dhe raki nga prodhimi i sezonit të kaluar, që ka mbetur pa shitur për shkak të mungesës së tregut.

Pemëtorja e tij edhe këtë vit është në prodhim të mbarë, por fermeri në moshë pensioni, ka vendosur të presë qindra rrënjë hardhi e ullinj, pasi e ka të pamundur të vazhdojë punën në bujqësi në kushtet që nga ajo nuk fiton asgjë.

Si ky fermer, në zonën e Cakranit janë të shumtë, të cilët pasi kanë kultivuar dhe janë kujdesur prej vitesh për pemëtoret e tyre, tashmë po i presin ato./Marre nga Syri.net

raki rrapo arapi fier

Sondazh

Poll