Zhdukja e 'Renit të Elbasanit'/ Nëna: Djalin ma vrau shteti pastaj kriminelat, drejtori i policisë të marrë masa
Silvana Hamza i bën thirrje drejtësisë që të rihapë çeshtjen, ndërsa shprehet e bindur se djali i saj është vrarë.
ELBASAN- Silvana Hamza nëna e këngëtarit Renato Hamza i cili rezulton i zhdukur prej 29 Qershorit 2014, thotë se djalin e ka vrarë shteti e më pas krimininelët. Reagimi i saj vjen pas zhvarrojes së një kufome pasditen e sotme në Librazhd, që dyshohet se i përket djalit të saj që ndryshe e thërrasin "Reni i Elbasanit". Nëna ka kërkuar te policia që të bëhej ADN-ja, ndërsa sipas saj shefi i krimeve i ka thënë se kufoma nuk është e djalit të saj, por një 40- vjeçari të quajtur Petrit Bushati. Silvana Hamza i bën thirrje drejtësisë që të rihapë çeshtjen, ndërsa shprehet e bindur se djali i saj është vrarë. Hamza pretendon se edhe ish e dashura e djalit të saj ka gisht në zhdukjet e tij.
"Kam kërkuar me ngulm që të bëhej ADN-ja, nuk e kanë vrarë më thotë shefi i krimeve, jo kufoma nuk është e tija. Petrit Bushati më tha është 40-vjeç, nuk është ai. Ngulmova unë 2 herë, ai që më mori ekspertizën më tha nuk është Renato. E çun djalin te varrezat e Librazhdit. Unë kam dyshu, kam 9 vjet që pres kufomën e djalit tim. Ngulmova te policia, thoja është djali im, jo më thanë nuk ishte ai. Djali im kishte xhinse, varëse, byrzylyk, kartën. Ai shefi i krimeve të Elbasanit, drejtori i policisë së shtetit të thërrasë shtetin e të më thotë të vërtetën. Ngaqë dola unë në TV e që janë paguar të gjithë personat doli e vërteta. Unë du ta di kush ka dhënë urdhër për mbylljen e kësaj çështje, unë e di që djali është i vrarë. Në radhë të parë atë e ka vrarë shteti e më pas kriminelët. Dhe ish e dashura është e implikuar në këto gjana. Po sikur të ishte fëmijë prokurori, a do bënte shteti gjë? Po është fëmijë nëne", tha Silvana Hamza.
Prej mëngjesit të djeshëm, duke nisur nga ora 05:00, një grup prej 25 punonjësish të Policisë dhe specialistëve të krimeve dhe mjekësisë ligjore, kanë kryer zhvarrosjen e një kufome që mbetet ende i paidentifikuar, por dyshohet se është i këngëtarit Renato Hamza i njohur ndryshe edhe si Reni i Elbasanit. Trupi i pajetë është gjetur në një fshat të Librazhdit dhe dyshohet se ka kohë që ka ndërruar jetë, ndaj dhe analiza e ADN-së do t'i bëhet nga mbetjet kockore për të zbuluar dhe identitetin e nëse ka lidhje me "Renin e Elbasanit". Gjetja e kufomës së tij do të rihapte dosjen, pasi dyshohet se këngëtari ishte pjesë e një grupi kriminal që operonte në zonën e Shqipëirsë së Mesme me kryeqendër në Elbasan.
Zhdukja e Renato Hamzasë
Renato Hamza rezulton i zhdukur që prej Qershorit 2014, kur për herë të fundit është filmuar në Elbasan i shoqëruar nga Indrit Shaqja, i cili sot është në qeli i dënua me burg përjetë për një tjetër ngjarje kriminale, dhe nga Deniz Xhija. Ky i fundit është person i njohur i Ervin Kërtallës, i vrarë në Shijak në Gusht 2013. Ai u kap javën e kaluar në Kolumbi për llogari të autoriteteve rumune pasi akuzohet për disa vepra penale./ Dosja.al
Sondazh
PAMJET- "Emigrantë me 5 yje", mijëra shqiptarë jetojnë në hotele luksoze, britanikët shpenzojnë 6.8 milionë paund në ditë për t'i strehuar ata
Emigrantet shqiptar ne Angli BRITANI- Mijëra azilkërkues dhe migrantë të Kanalit po jetojnë në luks në hotele me...
Arsenal armësh në banesë, lihen në burg babë e bir në Shkodër, dëshmitë: I kemi gjetur, nuk e dinim çfarë ishin
Gjykata SHKODËR- Babë e bir, janë lënë në masën e sigurisë 'arrest me burg' nga Gjykata e Shkodrës. Petrit dhe...
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal, nuk ka të lënduar
Aksident ne autostraden Tirane-Durres DURRËS- Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës gjatë ditë...
Ullinjtë i mbledhin gratë/ Konjat i Lushnjës, nuk ka kush të vjelë prodhimin
Foto ilustruese Në fshatin Konjat të Lushnjës është koha e vjeljes se ullinjve, por nuk ka punëtorë. Të rinjtë...
“Përdhunime, një i vdekur dhe 300 mijë euro dëm"/ Ç'ndodhi në tragjedinë e 2021, fajtor për "rave" vetëm një shqiptar, italiani do dëmshpërblim
Pamje nga festivali rave ROMA- Ndërsa polemika për dekretin "anti-rave" ende vazhdon, Valentano Piero Camilli (pronar i tokës s&eu...
Shqiptari kthen papafingon në shtëpi bari, 1 mijë rrënjë kanabis zbulohen në Belgjikë
Banesa e shqiptarit BELGJIKE-MONS/ Një shqiptar është arrestuar nga policia belge të mërkurën në "Rue du Hocqu...
Dhunimi i të moshuarës në Pejë, qytetarët marshojnë sot në Tiranë (THIRRJA në rrjetet sociale)
Sheshi Skenderbej TIRANË- Qytetarët në Tiranë do të marshojnë kundër dhunës që u ushtrua ndaj të moshuar&...
Zhvarroset një kufomë në Librazhd, dyshohet se i përket “Renit të Elbasanit”
Deniz Klironomi dhe Renato Hamza ELBASAN– Rihapen hetimet për zhdukjen e këngëtarit Renato Hamza i njohur edhe si Reni i Elbasanit. T...
Përdhunoi të renë greke dhe u arratis drejt Shqipërisë, Spartak Dyrmishi del sot para gjykatës
Spartak Dyrmishi GREQI- 45-vjeçari shqiptar Spartak Dyrmishi, që akuzohet se përdhunoi një grua në Paleo Faliro dhe tentoi ...
E ofendoi, shau dhe më pas i gjuajti me kaçavidë, 41-vjeçari shqiptar kërkohet nga policia greke për plagosjen e gruas së tij
foto ilustruese GREQI- Një 41-vjeçar nga Shqipëria ka sulmuar dhe plagosur me kaçavidë gruan e tij pas një debati dhe m&e...
