Aktualitet

450 kg mish pule, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë

Nga aksioni i Policisë së Shtetit janë sekuestruar rreth 450 kg mish pule që nuk po transportohej brenda kushteve të përcaktuara për të mos cënuar shëndetin e konsumatorëve.

3 Nëntor 2022, 10:32 Nga k.m.
450 kg mish pule, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë
Pamje nga aksioni

TIRANË- Një 52-vjeçar është arrestuar në rrugën "Myslym Keta", Tiranë, pasi përpunonte dhe tregtonte mish pa zbatuar kushtet higjeno-sanitare. Nga aksioni i Policisë së Shtetit janë sekuestruar rreth 450 kg mish pule që nuk po transportohej brenda kushteve të përcaktuara për të mos cënuar shëndetin e konsumatorëve.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Ushtronte aktivitetin e përpunimit dhe të tregtimit të mishit, në një magazinë, duke mos zbatuar kushtet higjeno-sanitare, vihet në pranga 52-vjeçari. Sekuestrohen rreth 450 kg mish pule. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, pas informacioneve të siguruara se në një magazinë, në rrugën "Myslym Keta", një shtetas përpunonte dhe tregtonte mish, pa u regjistruar në organet kompetente, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në ambientet e magazinës.

Nga kontrolli i ushtruar dhe nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi B. H., banues në Tiranë, përpunonte dhe tregtonte mish, në magazinën e tij, në rrugën "Myslym Keta", jashtë të gjitha kushteve higjeno-sanitare. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H., 52 vjeç, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin", "Mashtrimi me produktet ushqimore" dhe "Fshehja e të ardhurave". Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 450 kg mish pule. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Nëntor 2022, 09:57 k.m.

Pedagogët anulojnë protestën

Sandër Kovaçi TIRANË- Anulohet greva e pedagogëve! Në mungesë të një sinjal nga presidenti Bajram Begaj duket se ...