Aktualitet

Si nëpër filma! 375 kg drogë gjendet në furgonin e shqiptarit në Janinë, si e mbuloi greku para Policisë (SKEMA)

Droga ishte e ndarë në 85 pako.

3 Nëntor 2022, 10:15 Nga f.g
Si nëpër filma! 375 kg drogë gjendet në furgonin e
Foto ilustruese

GREQI- 375 kilogram kananis janë gjetur dhe sekuestruar nga policia greke në kufirin shqiptaro-grek në Atika. Dy persona janë vënë në pranga pasi dyshohet se ishin duke trafikuar lëndën narkotike duke e kaluar atë përmes një furgoni të vjedhur për në shtetin helen. Droga ishte e ndarë në 85 pako. Mediat greke shkruajnë se një shqiptar është arrestuar ndërsa shtojnë se makina ishte vjedhur në korrik 2020 në Atika. Por shqiptari nuk vepronte vetëm. Një grek po e mbulonte që policia të mos e kontrollonte furgonin e tij. 

Si nëpër filma! 375 kg drogë gjendet në furgonin e

Ndërkohë, 13 kilometra larg një fshati në Anthrakitis, një tjetër makinë që drejtohej nga një 60-vjeçar nga Janina po bënte mbulimin përpara policisë duke u shtirur si korrier për të shmangur gjetjen e drogës. Por ai u gjet dhe në vend të drogës iu sekuestruan 5 telefona dhe 390 euro. Të arrestuarit pritet të dalin para gjykatës me akuzën e dhunës dhe trafikut të drogës. /Dosja.al

droge ne janine

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Nëntor 2022, 09:57 k.m.

Pedagogët anulojnë protestën

Sandër Kovaçi TIRANË- Anulohet greva e pedagogëve! Në mungesë të një sinjal nga presidenti Bajram Begaj duket se ...