Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në anë të rrugës në Berat, Policia: Humbi jetë për shkaqe natyrale

Sipas policisë, ky person mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale. 

3 Nëntor 2022, 09:50 Nga A.B
Gjendet një person i pajetë në anë të rrugës
Ambulance

BERAT- Një i moshuar është gjetur mëngjesin e sotëm pa shenja jete në fshatin Lapardha, në lagjen 'Qoshkë'. Trupi i tij u gjet në anë të rrugës. Sipas policisë, ky person mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Berat/Informacion paraprak. Më datë 03.11.2022, rreth orës 07:00, në fshatin Lapardha, në lagjen “Qoshkë”, në anë të rrugës, është gjetur i pajetë shtetasi K. Xh., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Berat.. Nga të dhëna e para dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.

person i pajete ne berat berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Nëntor 2022, 09:57 k.m.

Pedagogët anulojnë protestën

Sandër Kovaçi TIRANË- Anulohet greva e pedagogëve! Në mungesë të një sinjal nga presidenti Bajram Begaj duket se ...