Aktualitet

Arrestohet 21-vjeçari në Gjirokastër, kapet me armë, 1 stemë policie dhe 2 maska

I riu me iniciale S. L. banues në fshatin Erind në Gjirokastër u kap në makinë me 1 armë sportive, 1 stemë policie dhe 2 maska.

3 Nëntor 2022, 09:13 Nga A.B
Arrestohet 21-vjeçari në Gjirokastër, kapet me armë, 1
Policia

GJIROKASTËR- Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia pasi është kapur në një mjet pa dokumenta përkatëse. I riu me iniciale S. L. banues në fshatin Erind në Gjirokastër u kap në makinë me 1 armë sportive, 1 stemë policie dhe 2 maska. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, në ngarkim të shtetasit S. L., 21 vjeç, banues në fshatin Erind, Gjirokastër.

Në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, shtetasi S. L. u kap duke drejtuar pa dokumentacionin përkatës, automjetin tip “Volksëagen”, në të cilin, gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë sportive, 1 stemë policie dhe 2 maska.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

arrestim ne gjirokaster

Sondazh

Poll