Aktualitet

Pedagogët anulojnë protestën

Lajmi është konfirmuar paraditen e sotme nga mediat, por vetë pedagogët nuk kanë dalë në një njoftim zyrtar.

3 Nëntor 2022, 09:57 Nga k.m.
Pedagogët anulojnë protestën
Sandër Kovaçi

TIRANË- Anulohet greva e pedagogëve! Në mungesë të një sinjal nga presidenti Bajram Begaj duket se pedagogët kanë vendosur që të mos futën në grevë urie. Lajmi është konfirmuar paraditen e sotme nga mediat, por vetë pedagogët nuk kanë dalë në një njoftim zyrtar. Ndërkohë që deri më tani, raportohet se kanë vendosur që edhe të ndërpresin edhe bojkotin. Deri më tani një vendosur që të protestohet të paktën një herë në javë.

Pedagogët në Shqipëri janë në protestë që prej 5 tetorit, e që nga 17 tetori që përkon me nisjen e vitit të ri akademik, shumica e tyre kanë bojkotuar edhe mësimin. Ata kanë 9 kërkesa, ku një prej tyre, kryesore është rritja e pagës me 50 %. Por qeveria ka vendosur t'ua rrisë vetëm me 7%, ndërsa 8% duhet ta mbulojnë vetë univeristetet.

Rritjen deri tani e kanë kaluar; Universiteti i Tiranës, Universiteti Politeknik, Universiteti i Mjekësisë dhe ai i Sporteve. Pedagogët janë shprehur se kjo rritje nuk mjafton pasi nuk i përgjigjet kërkesave dhe nevojave të tyre, ndërsa kreu i sindikatës së pedagogëve, Aleksandër Kovaçi është sulmuar personalisht nga kryeministri Edi Rama.

*lajmi po përditësohet...

sandër kovaçi protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll