Aktualitet

4 makina përfshihen në aksident në Vlorë, fatmirësisht pa viktima (FOTO)

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka pasur persona të lënduar.

3 Nëntor 2022, 08:34 Nga a.l
4 makina përfshihen në aksident në Vlorë, fatmirësisht
Vlore

VLORË- Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në rrugën Transballkanike në Vlorë. Mësohet se në aksident janë përfshirë 4 automjete të cilat janë përplasur njëra pas tjetrës. Paraprakisht raportohet vetëm për dëme materiale.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet të jetë bërë mosrespektimi i sinjalistikave rrugore, parakalim i gabuar ose shpejtësia përtej normave të lejuara.

4 makina përfshihen në aksident në Vlorë, fatmirësisht
Aksident Vlore

Policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar për të zbardhur detaje nga vendi i ngjarjes./ Dosja.al 

aksident te transballkanikja

Sondazh

Poll