Aktualitet

U kap duke vjedhur një motomjet, arrestohet 21-vjeçari në Durrës, zbulohen grabitjet e tjera

21-vjeçari, banues në Berat do të hetohet për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.

3 Nëntor 2022, 10:14 Nga A.B
U kap duke vjedhur një motomjet, arrestohet 21-vjeçari në
Policia

DURRËS-Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se është autor i disa vjedhjeve në qytetin bregdetar. I riu me inicialet F.P, vidhte në mënyrë të përsëritur motomjetet e personave të tjerë. Pas lokalizimit dhe arrestimit të tij, u zbulua se ai ka kryer dhe tre vjedhje të tjera në zonë. 

21-vjeçari, banues në Berat do të hetohet për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Zbardhen 4 vjedhje të kryera gjatë muajve të fundit në Durrës, pranga autorit. Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të punës për dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë e vëniën përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre, si dhe bazuar në inteligjencë informative se një shtetas vidhte, në mënyrë të përsëritur, motomjete të shtetasve të ndryshëm, kanë zbardhur 4 raste të këtyre vjedhjeve, si dhe kanë identifikuar, lokalizuar e vënë në pranga autorin e tyre, shtetasin:

-F. P., 21 vjeç, banues Berat, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur motoçikletën e një shtetasi. Gjithashtu, u bë dokumentimi i 3 vjedhjeve të tjera, autori i të cilave dyshohet të jetë shtetasi F. P., konkretisht:

•Më datë 06.10.2022, dyshohet se ka vjedhur motomjetin e një shtetasi, në fshatin Rrashbull;

•Më datë 21.10.2022, dyshohet se ka vjedhur motomjetin e një shtetasi, në lagjen nr.15, Durrës;

•Më datë 11.09.2022, dyshohet se ka vjedhur një televizor dhe një motomjet, në banesën e një shtetasi, në Katund të Ri. Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

durres arrestim ne durres vjedhje ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Nëntor 2022, 09:57 k.m.

Pedagogët anulojnë protestën

Sandër Kovaçi TIRANË- Anulohet greva e pedagogëve! Në mungesë të një sinjal nga presidenti Bajram Begaj duket se ...