Aktualitet

SKEMA për t'i shpëtuar burgut, Elvis Demçe kishte menduar gjithçka. I hapi kartelë vetes tek psikiatri: Jam skizofrenik dhe narkoman

Kjo është këshilla që një mik i besuar i ka dhënë Elvis Demçes për të shmangur kthimin në burg dhe që shefi shqiptar duket se e ka ndjekur me detaje, duke përdorur një raport të rremë psikiatrik të firmosur nga mjeku i spitalit San Giovanni, Andrea Pacileo.

3 Nëntor 2022, 09:22 Nga k.m.
SKEMA për t'i shpëtuar burgut, Elvis Demçe kishte menduar
Elvis Demçe

ITALI- Mjeku Andrea Pacileo akuzohet për korrupsion dhe falsifikim të dokumentave, pasi i kishte oruar një ekspertizë mjeko-ligjore të rreme bossit të krimit, Elvis Demçe. Madje kishte vënë në dispozicion studion e tij për ta kthyer në një vendtakim për bashkëpunëtorët e tij. 

“Gjëja e rëndësishme është psikiatria, është koka. Sepse me kokën qëndron gjithmonë jashtë, për çfarëdo që të ndodhë…”.

Kjo është këshilla që një mik i besuar i ka dhënë Elvis Demçes për të shmangur kthimin në burg dhe që shefi shqiptar duket se e ka ndjekur me detaje, duke përdorur një raport të rremë psikiatrik të firmosur nga mjeku i spitalit San Giovanni, Andrea Pacileo. Zyra e profesionistit, e hetuar për dokumente false dhe korrupsion, u kontrollua nga karabinierët. 

Përgjimet dhe ndjekjet e kryera nga arma në periudhën midis tetorit 2020 - kur Demçe përfundon në arrest shtëpie dhe janarit 2022 - kur arrestohet sërish për trafik droge. Hetuesit zbulojnë se 36-vjeçari ka shkuar të paktën të paktën 15 herë në zyrën e psikiatrit. Por në vend që të ndjekë rrugën e mbështetjes psikologjike, ai e përdor atë vend për të pritur bashkëpunëtorët. Dhe para se të largohet, lë dy-treqind euro në tavolinën e mjekut. Në të njëjtën periudhë, gruaja dhe vajza e Fabrizio Piscitelli "Diabolikut" e vizitojnë në shtëpi.

36-vjeçari flet për planin e tij me partnerin e tij Massimiliano Rasori. Kjo është ajo që ofron për t'i gjetur një mjek të korruptueshëm, i cili në dokumenta e cilëson si: bipolar, skizofrenik, paranojak, sociopatik, vetë dhe hetero-lesionist.

"Gjithçka është e vërtetë,"-shton ai duke qeshur. Dhe si të mos mjaftonte kjo, ai shton: Llogaritni se do të jem edhe narkoman. Vetëm kjo më mungonte, tani kam gjithçka. I alkoolizuar dhe i varur nga droga.

Rasori rithekson rëndësinë e fokusimit te “diagnoza e dyfishtë”: Mo ne kërkojmë një mjek... ka një tjetër që i bën këto gjëra. Demçe e dëgjon por tregon se e njeh mirë temën: O frà, në burgun de Tolmezzo u dhashë tre mijë euro gardianëve, të cilët kur ishin në krye të detyrës i simulova varjen... kam bërë filma të vërtetë.

Plani vazhdon e thuret...

“Kur ta hapin dosjen konsumo alkool e drogë. Shko bëj analizat, do dalësh njëherë pozitiv, njëherë jo... për dy-tre muaj dhe më pas kërkoni certifikatën e varësisë nga droga”.

Demçe cilësohet nga autoritetet italiane si një nga emrat më të frikshëm të botës së krimit shqiptar që vepron në kryeqytetin italian, aq sa në përgjimet e zbardhura nga prokuroria italiane, shqiptari planifikonte të vriste gjyqtarë dhe prokurorë. Tani ai ndodhet në burg dhe prokuroria ka kërkuar 20 vite heqje lirie për të.

ervis demce itali

Sondazh

Poll